business

Inspektor i Veterinarisë

  • star Publikuar: 19-09-2024
  • star Skadon: 18-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore, Inspektor
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1370

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural-Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i veterinarisë

Titulli i pozitës së punës: Inspektor i Veterinarisë

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 7

Nr. i kërkuar: 4

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit : 18/09/2024

Afati për aplikim: 19/09/2024 - 18/10/2024

Institucioni : Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Departamenti : Drejtoria e Inspektoratit

Divizioni : Sektori I Ins. Veterinar Kufitar

Vendi i punës: Pikat Kufitare të AUV-së

Nr. i Referencës : RN00015181

Kodi: RPC0008720

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Inspektimi i kafshëve të gjalla, materialit për mbarështim artificial ,mirëqenies së kafshëve dhe dokumentacionit përcjellës, përfshirë edhe validitetin e lejeve të importit në pikat kufitare të Republikës së Kosovës;
  • Inspektimi veterinar i produkteve me prejardhje shtazore dhe jo shtazore dhe dokumentacionit përcjellës të dërgesave;
  • Zbatimi i ndalesave të importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me prejardhje shtazore dhe jo shtazore;
  • Inspektimi në kufi të ushqimit të kafshëve;
  • Marrja e mostrave të produkteve shtazore, materialeve të papërpunuara, si dhe produkteve të tjera jo shtazore, të caktuara me kodin TARIK dhe dërgimi i tyre në laborator;
  • Kontrollet zyrtare në pikat kufitare sipas legjislacionit në fuqi;
  • Kontrolli i identitetit dhe kontrolli fizik i ngarkesave për import, eksport dhe transit
  • Nxjerr vendime për lejim importi apo refuzim te importit dhe vendos për procedura të më tejme pas mostrimit;
  • Kryen edhe detyra tjera në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohë nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e studimeve - Fakulteti i Veterinarisë (Vertetimi mbi nostrifikimin e diplomes se fituar jashte vendit, apo aktin qe deshmon se diploma e fituar jashte vendit eshte ne procedure te nostrifikimit, me kusht qe nostrifikimi i diplomes te dorezohet deri ne momentine nenshkrimit te aktit per emerim ne pozite);
  • Kërkesat specifike: Njohuri profesionale specifike në fushën e Veterinarisë; Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme për Veterinarinë; Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësim të informacionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve Microsoft Office (Word, Excel, etj.);
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 02/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  1. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit


Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen