GOLD
PREMIUM +
Kompania: Spitale/klinika në Frankfurt (punësim i përhershëm)
Vendndodhja: Frankfurt, Gjermani
Përshkrimi i rolit
Kërkojmë mjekë për pozicione të përhershme në institucione shëndetësore në Frankfurt. Pozicionet mund të jenë në specializime të ndryshme, varësisht nga profili dhe përvoja e kandidatit.
Detyrat kryesore
- Vlerësim, diagnostikim dhe trajtim i pacientëve sipas protokolleve
- Bashkëpunim me ekipin klinik dhe raportim mjekësor
- Dokumentim i rasteve dhe komunikim me pacientët/familjarët
- Pjesëmarrje në turne/rojë (nëse kërkohet)
- Respektim i standardeve klinike dhe të sigurisë së pacientit
Kërkesat (gjuhë dhe dokumentacion)
- Diplomë në Mjekësi + dokumentacion profesional
- Gjermanisht minimum B2 (Goethe/TELC/ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite); preferohet C1 “Fachsprache”
- Përvojë pune/specializim (ndikon në pozicion dhe pagë)
- Gatishmëri për procesin e Anerkennung / Approbation (njohje/licencim në Gjermani)
Paga (bruto, mujore – pas përfundimit të njohjes në Gjermani)
€4,500 – €7,000 (varësisht nga specializimi dhe përvoja)
Dokumentet e detyrueshme
- Diplomë e Mjekësisë + transkript i plotë (university diploma & full transcript)
- Certifikatë gjuhe B2 (Goethe/TELC/ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
Dokumente shtesë (të dobishme):
- Përshkrim i detajuar i lëndëve/kurrikulës universitare
- Evidenca të praktikës/punës spitalore, referenca/rekomandime
Çfarë ofrohet
- Kontratë e përhershme te punëdhënësi në Gjermani
- Mbështetje e strukturuar për njohjen e diplomës/licencimit
- Mbështetje për vizë dhe relokim
- Udhëzim hap-pas-hapi gjatë procesit
- Kandidatët nuk paguajnë tarifë – kompensimi bëhet nga punëdhënësit/klientët në Gjermani
Apliko shpejtë përmes sistemit!