Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
806
Shield Recruitment & HR kërkon Specialist për Menaxhimin e Riskut të Tregut, Likuiditetit dhe Validim të Modeleve (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Rishikimi dhe konfirmimi i rezultateve të përllogaritjeve mujore për Humbjet e Pritshme Kreditore (HPK).
- Rishikimi i modelit për Humbjet e Pritshme Kreditore (HPK) së paku në baza vjetore apo më shpesh sipas nevojave të Bankës dhe validimi i modelit në rastet e ndryshimeve të konsiderueshme apo në rast të krijimit të modelit të ri.
- Testimi i parametrave të përdorur në model dhe verifikimi i saktësisë së tyre.
- Vlerësimi i saktësisë së të dhënave historike dhe parashikimeve të përdorura në model sipas qasjes me shikim në të ardhmen.
- Rishikimi i politikave, metodologjive dhe procedurave të modeleve për HPK duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe sipas SNRF 9.
- Mbështetja e stafit përgjegjës për përllogaritjen e HPK apo përllogaritje tjera sipas modeleve të përcaktuara përmes dhënies së rekomandimeve dhe propozimeve për përmirësim të procesit.
- Hartimi i raporteve të rishikimit/validimit të modeleve dhe raportimi i tyre tek Zyrtari Kryesor i Riskut.
- Planifikimi dhe monitorimi i rrjedhave hyrëse dhe dalëse të parasë;
- Ruajtja e një strukture të përshtatshme të maturitetit;
- Monitorimi i burimeve të financimit dhe koncentrimit të tyre;
- Monitorimi, mirëmbajtja dhe raportimi i treguesve të likuiditetit.
- Monitorimi i limiteve të brendshme dhe atyre rregullatore në lidhje me likuiditetin e bankës.
- Përgatitja e stres testeve të likuiditetit dhe analizimi dhe raportimi i rezultateve të tyre.
- Monitorimi, rishikimi i rezultateve, kontrolli dhe raportimi i LCR dhe NSFR.
- Raporton tek ZKR-ja për çdo paralajmërim të indikatorëve të hershëm të rrezikut të likuiditetit.
- Rishikimi i planit kontingjent të likuiditetit dhe zbatimi i masave për përmirësim të likuiditetit në rast të aktivizimit të këtij plani.
- Vlerësimi i shkallës së riskut të plasmaneve në banka tjera dhe investimeve në letra me vlerë.
- Përgatitja e raporteve për procesin e vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit – PVBMK.
- Stres testet e rregullta për likuiditetin dhe të tjera; Menaxhimi i pozicioneve në valuta të huaja.
- Vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve të normës së interesit në asetet dhe detyrimet e Bankës.
- Vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve të kursit të këmbimit valutor.
Kualifikimet;
- Fakulteti Ekonomik apo Administrim Biznesi;
- Njohuri të mira të produkteve bankare;
- Njohuri të analizave financiare
- Së paku tre vite përvojë pune bankare;
- Njohje e mirë e gjuhës Angleze
- Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe programeve të Microsoft Office;
- Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Qershor 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.