business

FTESE PER OFERTE 

  • star Publikuar: 06-03-2024
  • star Skadon: 13-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 773

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për
përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë,pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Femijeve eshte I interesuar per kompani e cila ofron sesione të supervizionit per stafin qe ofrojne perkrahje per te rinjet ne projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP2”,
projektky I cili do të zbatohet në Maqedoninë veriore,Shqipëri, Bosne dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit HermannGmeiner Gjermani – HGFD dhe ka për qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe
pjesëmarrje activetë 2770 të rinjëve në rrezik në tregun e punës.

Kohezgjatja e projektit Mars 2024 – Tetor 2026

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë Kompanive të specializuara për ofrim të sesioneve të supervizionit për periudhën kohore Mars 2024 deri Tetor 2026, dy orë në muaj për 4 punonjës:

1 Këshilltar personal, 1 Specialist për ndërtim të shkathtësive,1 Psikolog dhe 1 Zyrtar për punësim

Në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

  • Të ketë të përfunduar së paku studimet Master në Psikologji Klinike ose/ dhe Këshillimi (përparësi do të kenë profesionistët që kanë përfunduar shkollim për supervizion)
  • Të ketë përvojësë paku tre vite në fushën e psikologjisë klinikedhe/ ose këshillimit
  • Tëketë punuar nën supervizion klinik me orë të demonstruara
  • Përvojë të dëshmuar në angazhimetë tilla

Ofertuesit së bashkume ofertën duhet të dorëzojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit /NUI
  • Çmimet të kuotohen në euro pa TVSH, për 1orë angazhimi
  • Oferta financiare të jetëe nënshkruar ose me llogo zyrtare
  • CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojëne punës në fushat relevantetë profesionistit që do të angazhohet
  • Plani punës dhe metodologjia e shërbimit

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipaskërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, çmimi mëi lirë;

Ofertat duhen të dërgohen deri me datën: 13.03.2024, në email adresën: [email protected]