PREMIUM +
business

Agjent/e i/e Shitjes (f/m), Shitës/e (f/m), Arkatar/e (f/m),


Ruaj
  • star Publikuar: 01-05-2026
  • star Skadon: 30-05-2026
Kompani Inter Cars
Kategoritë Arkatare, Shitje
Vendi i punës Prizren

Inter Cars Kosova është pjesë e Inter Cars S.A. e cila operon në 22 vende në të gjithë Evropën, me më shumë se 600 pika shitëse. Kompania specializon në shpërndarjen e pjesëve të këmbimit, pajisjeve dhe veglave për vetura, kamionë, motoçikleta, vajra, goma dhe pajisje servisi, duke zgjeruar së fundmi prezencën në tregun e Kosovës përmes hapjes së degës së parë në qytetin e Prizrenit.

Rrjedhimisht, jemi në kërkim të personave ambicioz dhe të përgjegjshëm që dëshirojnë të punojnë në një mjedis dinamik dhe të kontribuojnë me njohuritë e tyre në rritjen e mëtejshme të kompanisë.

1. Agjent/e i/e Shitjes (f/m)

Përshkrimi i detyrave:

  • Zbatimi i planit të dakorduar të shitjes
  • Planifikimi/implementimi i vizitave në terren dhe gjetja e blerësve të rinj
  • Zbatimi i aktiviteteve të marketingut në terren
  • Prezantimi dhe vendosja e mallrave në treg
  • Rritja dhe mirëmbajtja e një rrjeti shitjesh në terren, si dhe mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm me blerësit
  • Grumbullimi dhe përcjellja e informacionit nga terreni dhe pjesëmarrja aktive në zgjidhjen e ankesave të mundshme
  • Pranimi dhe monitorimi i porosive nga terreni dhe propozimi i masave për përmirësimin e të bërit biznes
  • Raportimi mbi zbatimin e planit të vizitave, mbi shitjen e mallrave dhe pagesave
  • Koordinimi në mes degës dhe blerësit

Kualifikimet:

  • Shkollim i lartë (e preferueshme)
  • Patentë shoferi të kategorisë B
  • Njohuri mbi industrinë e pjesëve të këmbimit të automjeteve
  • Aftësi të forta shitjeje, komunikimi dhe prezantimi
  • Aftësi të zhvilluara organizative dhe analitike
  • Vetë-iniciativë dhe aftësi të shkëlqyera negociuese
  • Përvojë pune në shitjet direkte në terren
  • Gatishmëri për të punuar në terren
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
  • Etikë pune dhe efikasitet në kryerjen e punëve

2. Shitës/e (f/m)

Përshkrimi i detyrave:

  • Shitja dhe prezantimi i pjesëve të këmbimit
  • Komunikimi i përditshëm me blerësit dhe mirëmbajtja e kontakteve të vazhdueshme
  • Përcjellja dhe analiza e rezultateve të arritura sipas segmenteve të produkteve
  • Pjesëmarrja aktive në zgjidhjen e ankesave të mundshme nga blerësit
  • Analiza dhe raportimi mbi proceset ditore të shitjes

Kualifikimet:

  • Shkollimi i mesëm i lartë
  • Njohuri mbi industrinë e pjesëve të këmbimit të automjeteve
  • Aftësi të forta shitjeje, komunikimi dhe prezantimi
  • Vetë-iniciativë dhe aftësi të shkëlqyera negociuese
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
  • Etikë pune dhe efikasitet në kryerjen e punëve

3. Arkatar/e (f/m)

Përshkrimi i detyrave:

  • Përgatitja dhe krijimi i dokumenteve/faturave në sistem ERP
  • Kontrolli dhe arkivimi i dokumentacionit hyrës dhe dalës
  • Kryerja e detyrave kontabël/pagesave dhe përllogaritja e arkës
  • Detyrat administrative dhe harmonizimi i dokumentacionit

Kualifikimet:

  • Shkollimi i mesëm i lartë
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
  • Aftësi pune me kompjuter
  • Seriozitet dhe përkushtim ndaj qëllimeve të biznesit
  • Qëndrim profesional, disiplinë dhe organizim
  • Përvojë pune në detyra të ngjashme

Çka ofrojmë ne:

  • Punësim afatgjatë
  • Pagë konkuruese dhe pako motivuese
  • Ambient profesional pune
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Mundësi avancimi

Numri jonë kontaktues është 048/304/307. Njoftimi mbetet i hapur deri më 31.05.2026. Ju mund të dërgoni aplikacionet tuaja në adresën e emailit: [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu