Thirrje e Hapur për të rinjtë e komunës së Ferizajt: Program trajnimi për të rinjtë “Shkathtësitë jetësore dhe punësueshmëria”
Organizata Syri i Vizionit ju bënë thirrje të gjithë të rinjtë e komunës së Ferizajt nga të gjitha komunitetet qe jetojnë në Ferizaj të aplikojnë për të qenë pjesë e grupit e të rinjve të cilët do të trajnohen dhe përgatitën për të zhvilluar shkathtësitë e tyre jetësore dhe të punësueshmërisë
Kush ka të drejtë të aplikojë?
Të gjithë të rinjtë e margjinalizuar nga mosha 16- 35 vjeç, nga të gjitha komunitetet qe jetojnë në komunën e Ferizajt.
Çfarë do të përfitoni?
Ju do të përfitoni një pako të trajnimeve nga metodologjia "Shkathtësitë e jetës dhe punësueshmësia , përmes gjashtëmbëdhjetë moduleve me qëllim qe secili/a nga ju të zhvillojë aftësitë ndër njerëzore dhe të përgatiteni për tregun e punës, duke krijuar kështu mundësi më të lehta dhe më të shpejta për punësim dhe tregun e punës.
Mentorim individual, mundësi për punë praktike apo punësim.
Mënyra dhe afati i aplikimit
Të plotësoni formën online https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe0nv4eUKB6Wk52NAp547hjMCYc2p7-R7395yAhQ8YLfck7pA/viewform
të aplikimit te cilat janë të bashkangjitura ne thirrje.
Afati i fundit për të aplikuar është deri më datën 08 Janar, 2024.
Nëse keni nevojë për udhëzime shtesë ju lutem na kontaktoni në numër të telefonit +383 44 617 288 apo në emal adresën [email protected]
Ju mirëpresim!
Me respekt,
OJQ Syri I Vizionit