business

Asistent i IT-së

  • star Publikuar: 20-06-2024
  • star Skadon: 08-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1092

Shield Recruitment & HR kërkon Asistent i IT-së (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon krijimin, funksionimin si dhe mirëmbajtjen e teknologjisë informative (IT) në Swiss Diamond Hotel, Prishtina;
  • Përgjegjës që për çdo ditë të bëjë kontrollin dhe të mirëmbajë të gjitha ndërhyrjet eventuale në sistemin e harduerit dhe softuerit;
  • Përgjegjës për evitimin dhe zgjidhjen e problemeve të cilat paraqiten në kompjuter te secili i punësuar, që ka të bëjë me sistemet harduerike dhe me sistemet softuerike, siç janë funksionimi i rrjetit, viruseve, fshirja e dosjeve; si dhe të pajisjeve përcjellëse si printer, skaner, fotokopje, etj;
  • Ndihmon administrimin e llogarive kompjuterike (accounts), hapë postat elektronike (E-mail) për të punësuarit dhe mirëmban kompjuterët dhe serverin;
  • Përgjegjës për punët që i përkasin njësisë së IT-së, në organizimin e forumeve, konferencave, seminareve dhe trajnimeve në Swiss Diamond Hotel, Prishtina;
  • Ndihmon në administrimin e dhomës së serverit (Server Room);
  • Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme, miqësore, profesionale dhe xhentile ndaj klientëve;
  • Ndihmon hartimin e raporteve për shpenzimet në njësinë e IT-së;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;

Kualifikimet:

  • Përgatitje akademike (niveli bachelor) në fushën e teknologjisë informative;
  • Të ketë së paku 1 (një) vite përvojë pune në menaxhimin e teknologjisë informative;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
  • Të mos jetë nën hetime;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 28 Qershor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.