Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit - Agjencia Shteterore e Arkivave te Kosoves shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i marrëdhënieve me publikun dhe informimin
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për komunikim dhe informim
Klasa e pozitës: Profesional 1
Koeficienti/Paga: 5,7
Nr. i kërkuar:1
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 26/12/2024
Afati për aplikim : 27/12/2024 - 25/01/2025
Institucioni : Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit- Agjencia Shteterore e Arkivave te Kosoves
Departamenti: Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv
Divizioni
Vendi i punës: Zyra e Drejtorit Ekzekutiv
Nr. i Referencës : RN00016211
Kodi:RPC0009750
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton,zhvillon dhe zbatonplanin e komunikimit për të informuar qytetarët dhe institucionet për politikat, arritjet dhe aktivitetet e ASHAK-së dhe siguron redaktimin dhe përditësimin e tyre;
- Përgatit komunikata, ftesa,informata, raporte dhe publikime tjerapër publikun dhe pas miratimit nga mbikëqyrësi i shpërndan tek mediat dhe tek zyrtari për multimedia për publikim në web faqe dhe rrjete sociale të ASHAK-së;
- Përcjellë të gjithangjarjet dhe aktivitetet e ASHAK-së, duke bërë fotografimin, incizimin dhe arkivimin e të gjitha ngjarjeve të ASHAK-së;
- Në bashkëpunim me Njësitë e ASHAK-ë përgatitpërgjigjet për kërkesat/pyetjet e pranuara nga OJQ-të, publikusi dhe nga mediat e shkruara dhe elektronike lidhur me aktivitet dhe shërbimet e ASHAK-së.
- Ndihmon mbikëqyrësin në përgatitjen e analizave të opinioneve në lidhje me fushë veprimtarinë e ASHAK-së;
- Ndihmon në përditësimin e rrjeteve sociale në bazë të planit dhe kërkesave dhe mbikëqyrë materialet për publicitet, të prospekteve, të fletëpalosjeve, të videove të ndryshme për promovim, të fotografive, të filmave dhe të programeve në media të ndryshme;
- Aranzhon dhe ndihmon stafin e ASHAK-së për paraqitje në intervista, deklarata e përgjigje në media;
- Përgatit raporte mujore analitike nga aktivitetet e komunikimit.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Arsim i lartë e nivelittë parë (Bachelor) në drejtimet: Gazetari/ Shkenca Komunikimi, Gjuhë dhe Letërsi, Marrëdhënie me Publikun, Marketing.
- Përvoja e punës: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedurapër plotësimin e pozitës së lirë të punës.
- Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimi
- Njohuri te thella dhe te specializuara ne fushën profesionale specifike.
- Nivel te larte te njohuriveprofesionale ose teknikete fushës përkatësedhe te kuptuarit e fushaveqe ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri te gjera te fushës, te metodave kërkimore, qe ndihmojnë ne përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
- Aftësi te arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për te bere gjykimeprofesionale te pavaruradhe për te ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për te dhënë një kontribut te rëndësishëm ne zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për te përfaqësuar.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/02/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
- Njohuri dhe përvojë në fushën e komunikimit dhe informimit
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit);
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen