
DËSHIRON TË STUDIOSH INFERMIERINË NË GJERMANI?
APPK, në partneritet me:
- DIAKONIE - Regjioni Baden- Württemberg: www.diakonie-wuerttemberg.de
- ADLER MANAGEMENT - Regjioni Berlin-Brandenburg: www.ausbildung-in-brandenburg.info
të mundëson të studiosh Infermierinë e përgjithshme në Gjermani - Programi i studimeve trevjeçare - Forma AUSBILDUNG, program i financuar në tërësi nga Shteti Gjerman si dhe me rreth 6-12 muaj parapërgatitje në Kosovë, atëherë:
Nëse:
- Ke të përfunduar, apo je në përfundim të një shkollimi të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë Drejtimi tjetër - me afinitet dhe motiv për fushën e Infermierisë);
- Dëshiron të studiosh Infermierinë në Gjermani-Forma Ausbildung;
- Synon të bëhesh përfitues i njërit prej 70 vendeve studimi për këtë vit, sikurse edhe rreth 700 Kosovarë të tjerë që nga viti 2014;
- Të pëlqen profesioni i Infermierisë së përgjithshme dhe ëndërron të bëhesh Specialistë i Infermierisë apo Infermierë i përgjithshëm i Licencuar me njohje Ndërkombëtare.
Të ofrohet:
- Garantim i një vendi për studim trevjeçar, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga institucionet shtetërore në Gjermani.
- Shkollim/Studim në Shkollat e akredituara në Gjermani.
- Aftësim Profesional në institucione relevante shëndetësore.
- Përgjatë studimeve, një pagë prej 1,200 - 1,400€/muaj.
- Pas tri vitesh, Licencim si Infermierë i përgjithshëm, mundësi të garantuar punësimi, me pagë rreth 3,800€/ muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që të përshtatet, pa asnjë detyrim ndaj Programit.
- 6 deri 12 muaj parapërgatitje në Kosovë, duke përfshirë:
- Mësimin/përforcimin e gjuhës gjermane - Niveli A1 deri B2, në APPK si një institucion i Akredituar, me financim nga Programi deri në 85 % nga kostoja e përgjithshme.
- Certifikimin e njohurive B1 dhe B2, me kosto të mbuluara nga Programi, si dhe
- Njohjen e kualifikimit, lejen e punës, procedurat e vizës, organizimin e udhëtimit të gjitha këto
pa pagesë.
Afati i aplikimit është i hapur prej 23.04.2025 deri më 07.06.2025, ora 16:00.
Para se të aplikoni, nëse eventualisht ju duhen edhe më tepër informacione apo këshillime shtesë, ju
ofrohet mundësi këshillimi, për çdo ditë pune nga 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 16:00.
P.S: Për Infermierët të cilët e kanë të përfunduar nivelin Bachelor dhe dëshirojnë të vazhdojnë njohjen e
kualifikimit dhe punësimin në Gjermani, mund të aplikojnë përmes linkut të njëjtë për Ausbildung, apo
edhe të vini në APPK dhe të informoheni/këshilloheni në formë individuale.
Nëse jeni të gatshëm të aplikoni, atëherë aplikimin mund ta bëni përmes linkut (duhet të posedosh
email në gmail): https://forms.gle/xQFWsaN2zM2FE9z46
Për çfarëdo informacioni apo pyetje shtesë, na kontaktoni në e-mail: [email protected], tel: +383 44 507 628 (dhe në Viber).
E mirëpresim aplikimin tuaj,
APPK, Prishtinë