SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Zyrtar i Riskut
Lokacioni: Zyra Qendrore- Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 25/2024)
Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të Riskut
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Siguron që në Proceduren e Riskut të reflektohen praktikat më të mira në Menaxhim të Riskut;
- Duke përdorur njohuritë matematikore dhe statistikore të ndihmon në ndërtimin e modeleve të rrezikut në mbështetje të Menaxhimit të Riskut në Institucion;
- Duke analizuar proceset, sistemin dhe aktivitetet, identifikon dhe vlerëson rreziqet operative te cilat mund të na drejtojne në humbje financiare apo dëme në reputacion.
- Monitoron procesin e raportimit të incidenteve operacionale duke garantuar që të ruhet afati kohor, integriteti, kontrolli i cilësisë, dhe bën vlerësimin e ndikimit financiar të tyre;
- Raporton në baza të regullta për rezultatet nga monitorimi i treguesëve kryesorë të Rrezikut Operacionale në institucion ;
- Monitorin dhe raporton rreziqet kryesore operacionale dhe kontrollet kyçe që ekzistojnë në institucion ;
- Monitoron, rishikon dhe komunikon ndikimin në profilin e rrezikut tek nismat e reja, duke përfshirë vlerësimet e produkteve të reja, ndryshimet në strategjitë e biznesit etj ;
- Bashkëpunon me linjat e tjera të mbrojtjes për të identifikuar dobësitë në sisteme dhe procese dhe zhvillon plan të veprimit për zbutjen e rrezikut të dështimeve;
- Organizon sesione të trajnimit dhe ngritje te ndërgjegjësimit në mesin e stafit për rreziqet operative, ndikimin e tyre dhe mënyrat për ti zbutur ato. Kjo ndihmon në promovimin e një kulture të ndërgjegjshme të rrezikut në organizatë.
- Detyra të tjera të caktuara nga Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar,
- Pervoja e punes ne pozita te ngjashme ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare eshte perparesi
- Njohuri në lidhje me menaxhimin e operacioneve
- Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office);
- Gjykim të mirë dhe aftësi të miraanalitike;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet;
- Leja e vozitjes e preferueshme
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi . Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 25 korrik 2024
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!