
THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
Ekspert i Zhvillimit të Kurrikulave — Sektori i Përpunimit të Drurit
1. Konteksti
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës – Wood Cluster (SHPDK), me mbështetjen e LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor po implementon një projekt për ngritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin e përpunimit të drurit. Pas finalizimit të Standardeve të Profesionit për dy profilet — Operator i Makinave CNC (Niveli 4 KKK) dhe Eco-Finisher (Niveli 4 KKK) — faza e ardhshme parasheh zhvillimin e kurrikulave të reja të bazuara në kompetenca (Korrik 2026).
Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e projektit "Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Rezultati 2: Implementimi i trajnimit të bazuar në kompetenca për profilet CNC dhe Eco-Finishing
Aktiviteti: 2.2: Rishikimi i kurrikulave dhe zhvillimi i materialeve mësimore
Shënim: Kurrikulat janë tërësisht të reja — jo rishikim.
2. Pozicionet e Hapura
| Pozicioni 1 — Ekspert CNC | Pozicioni 2 — Ekspert Eco-finishing |
Operator i Makinave CNC në Përpunimin e Drurit Niveli | Niveli 4 KKK Sektori: Përpunim Druri Ditë pune: ~30 ditë Pagesa: Shumë fikse për kurrikulë Periudha: 11 Maj – 9 Korrik 2026 | Eco-Finisher — Trajtime Sipërfaqësore Ekologjike Kodi SP Niveli 4 KKK Sektori: Përpunim Druri Ditë pune: ~30 ditë Pagesa: Shumë fikse për kurrikulë Periudha: 11 Maj – 9 Korrik 2026 |
Kandidatët mund të aplikojnë për njërin ose të dy pozicionet. Aplikimi për të dy pozicionet kërkon ofertë financiare të veçantë për secilin pozicion.
3. Qëllimi i Punës
Eksperti i zgjedhur do të zhvillojë kurrikulën e re kompetencë-bazuare, modulare, të lidhur drejtpërdrejt me Standardin e Profesionit përkatës. Detyrat kryesore përfshijnë:
- Hartimi i planit të aftësimit (training plan) për kualifikimin, duke mbuluar të gjitha funksionet kryesore të Standardit të Profesionit
- Zhvillimi i kurrikulës modulare kompetencë-bazuare, e lidhur me aktivitetet kyçe, kriteret e performancës, njohuritë dhe shkathtësitë e SP-së
- Strukturimi i moduleve sipas Nivelit 4 të KKK dhe metodologjisë AKK
- Integrimi i standardeve ndërkombëtare të referuara në SP (ISO 9001, ISO 14001, ISO 19085, rregulloret BE etj.)
- Bashkëpunimi me SHPDK-në, MASHT-in dhe AKK-në për validimin dhe aprovimin e kurrikulës
- Dorëzimi i draft-it të parë dhe final sipas afateve të planit të punës
4. Plani i Punës dhe Afatet
Të dy ekspertët punojnë njëkohësisht gjatë periudhës 11 Maj – 9 Korrik 2026 (rreth 30 ditë pune secili).
Detyra | Përshkrimi | Periudha | Afati |
2.1 | Planet e aftësimit për të dyja kualifikimet (CNC & Eco-finishing) | 11–29 Maj 2026 | 29 Maj 2026 |
2.2 / 2.3 | Draft i parë — Operator CNC Draft i parë — Eco-finishing | 11 Maj – 5 Qershor | 5 Qershor 2026 |
2.4 / 2.5 | Draft final — Operator CNC Draft final — Eco-finishing | 8–26 Qershor 2026 | 26 Qershor 2026 |
Final | Të dyja kurrikulat plotësisht të dorëzuara (rishikime finale) | 29 Qershor – 9 Korrik | 9 Korrik 2026 |
5. Kriteret Profesionale (Termat e Referencës)
5.1 Kualifikime të detyrueshme
- Arsim universitar i nivelit Master ose Doktoratë në Arsim Teknik/Profesional, Inxhinieri, Shkenca Arsimore ose fushë të njëvlerëshme
- Minimumi 5 vjet eksperiencë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kurrikulave VET/AAP bazuar në kompetenca
- Eksperiencë e dokumentuar në të paktën 2 (dy) kurrikula VET të zhvilluara ose të rishikuara
- Njohuri të vërtetuara të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) dhe metodologjisë AKK
- Njohuri të metodologjisë së hartimit të kurrikulave sipas strukturës SP (funksione, aktivitete kyçe, kritere performance, njohuri, shkathtësi, qëndrime)
- Eksperiencë e dokumentuar në të paktën 1 (një) projekt ndërkombëtar donatori
5.2 Kualifikime të preferuara — avantazh
- Eksperiencë në zhvillimin e kurrikulave për profilet CNC, Mekatronikë ose Eco-Finishing / Teknologji Sipërfaqësore
- Njohuri të proceseve dhe teknologjive CNC (G-code, CAM, parametra prerje) — për Pozicionin 1
- Njohuri të materialeve ekologjike të finishing-ut (vajra, dyllëra, bojëra uji, standardet FSC/PEFC/ISO 14001) — për Pozicionin 2
- Njohuri të standardeve ndërkombëtare: ISO 9001, ISO 14001, ISO 12100, ISO 19085, Rregullore BE 2023/1230
- Njohuri të proceseve të aprovimit të kurrikulave nga MASHT dhe AKK
- Eksperiencë në zhvillimin ose koordinimin e materialeve dygjuhësore (shqip/anglisht)
- Eksperiencë e mëparshme me projekte LuxDev ose donatorë të ngjashëm
6. Produktet e Pritura (Deliverables)
Nr. | Produkti i pritur | Afati |
1 | Plani i aftësimit (training plan) — me struktura modulare sipas funksioneve të SP | 29 Maj 2026 |
2 | Draft i parë i kurrikulës (struktura, modulet, objektivat, metodat, vlerësimi) | 5 Qershor 2026 |
3 | Draft final i kurrikulës me rishikimet e inkorporuara | 26 Qershor 2026 |
4 | Versioni final i aprovuar — gati për dorëzim te MASHT/AKK | 9 Korrik 2026 |
5 | Kontribut në 100 manuale trajnimi dygjuhëshe (shqip/anglisht) | 9 Korrik 2026 |
7. Dosja e Aplikimit
- CV-ja e plotë (në shqip ose anglisht), duke theksuar eksperiencën në zhvillim kurrikulash VET
- Lista e kurrikulave/projekteve të mëparshme të ngjashme (min. 2 VET) — me përshkrim të shkurtër
- Ofertë financiare — shumë fikse për kurrikulë (e veçantë për secilin pozicion nëse aplikohet për të dyja)
- Çdo dokument tjetër dëshmues i eksperiencës së deklaruar
8. Procedura e Aplikimit
Aplikimet pranohen në shqip ose anglisht, nëpërmjet njërit prej opsioneve:
- Me email në: [email protected]
- Ose në zarf të mbyllur pranë zyrave të organizatës SHPDK
Zarfi i mbyllur duhet të specifikojë:
- Emri i plotë i aplikantit
- Adresa e aplikantit
- Pozicioni i aplikimit: Pozicioni 1 — CNC / Pozicioni 2 — Eco-finishing / Të dyja
- Shënimi: “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”
DATA E FUNDIT PËR DORËZIMIN E APLIKIMIT
4 Maj 2026 — ora 15:00
Afati final i kurrikulave: 9 Korrik 2026 | [email protected]