
Ftesë për Ofertë
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e specializuar dhe të interesuara për: Ofertë për Sallë, për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave, dhe takimeve në kuadër të aktiviteteve të të gjithë projekteve si dhe të projektit YEEP2. Salla do të përdoret për të përmbushur aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për zhvillim professional të punonjësve, shkëmbimin e përvojave me partnerë dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve dhe promovimin e punës së organizatës.
Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim: Sallë Trajnimi
- Salla e cila ka kapacitet për përafërsisht 20-30 persona
- Salla të jetë e përshtatshme për punë në grupe, session plenar apo formate tjera
- Salla të ketë kushte për punë sa i përket ndriçimit, ajrosjes, pastërtisë dhe qetësisë;
- Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë trajnimit
- Ofrimi I kafes (2 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave
- Dreka për pjesëmarrës: Supë, sallatë, pjata kryesore, desert dhe një shishe e vogël ujë.
Salla duhet të jetë e pajisjur me:
- Internet të shpejtë;
- Projektor;
- Tabelë për mbajtjen e letrave (flipchart)
- Mundësi për printim (e preferuar)
Salla duhet të jetë me lokacion në Prishtinë dhe jo më larg se 10 km nga qendra e Prishtinës
Dokumentet e nevojshme:
1. Qertifikata e regjistrimit të biznesit/ NUI
2. Qmimet e kuotuara në euro pa tvsh
3. Oferta financiare e ndarë me cmime për njësi: sallë, ujë, kafe dhe drekë
4. Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare
Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë si në vijim:
1. Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë
2. Pas plotësimit të kritereve - Çmimi më i lirë
Vlefshmëria e Ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes se Ftesës për Ofertë.
Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor
Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2 kopje) të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: “Sallë për trajnime”.
Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 25.04.2025 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00