business

Thirrje për Projekt Propozime: “Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore”

  • star Publikuar: 01-01-2024
  • star Skadon: 15-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1925

Thirrje për Projekt Propozime

Projekt i financuar nga BE “Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore” kontrata nr. 2022/441-438”

Përshkrimi i programit

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) ka nderin të njoftojë të gjitha palët e interesuara për Thirrjen për Propozime që synon të ndaj 50,000 euro të ndarë në 5 çmime në shumën nga 10,000 euro.

Qëllimi i projektit të implementuar nga ATRC, Internews Kosova dhe Demokracia për Zhvillim është “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të qytetarëve për të luftuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore.”

Kjo Thirrje për Propozime do të ofrojë një mundësi për OSHC-të rinore lokale që veprojnë dhe punojnë në Kosovë për të zbatuar veprime në fushën e të drejtave të njeriut, arsimit, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të grave, më konkretisht aplikantët e mundshëm do të propozojnë ide kreative dhe do të kërkojnë mbështetje për aktivitete që promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut, ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e rritur të qytetarëve për të luftuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore.

Ata mund të propozojnë kërkime, raportime investigative dhe aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit, plus mënyra të tjera për të përfshirë drejtpërdrejt shoqërinë në dialog me autoritetet publike në nivelet qendrore dhe lokale të qeverisjes. Kjo Thirrje për Propozime përmban një LOT:

LOT I: “Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore përmes angazhimit të të rinjve“Buxheti total i projektit për çdo mbështetje financiare të kërkuar sipas kësaj Thirrje për Propozime duhet të jetë ndërmjet shumave të mëposhtme: Lot I: Shuma maksimale prej 10,000 euro – Kohëzgjatja: 6 muaj deri në 12 muaj

Aplikimet DUHET të dërgohen me email tek [email protected] deri më 15 janar 2024, ora 16:00.

Udhëzimet për Aplikim dhe dokumentet shoqëruese për përzgjedhjen dhe zbatimin e projekteve që do të financohen janë renditur më poshtë:

  1. Udhëzime për aplikim
  2. Formulari i aplikimit (Aneksi I)
  3. Formulari i buxhetit (Aneksi II)

Aplikimet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

Sesioni formuese do të mbahet më 26 dhjetor 2023, ora 10:00. në platformat përkatëse virtuale. Ndërsa seanca informuese e radhës do të mbahet në fillim të muajit janar 2024, datë për të cilen do të njoftohen përmes rrjeteve sociale.

Pyetjet në lidhje me Thirrjen për Propozime mund të dërgohen në shqip, anglisht, ose serbisht me email deri më 25 dhjetor 2023, në email: [email protected]