business

Udhëheqës i Divizionit për Diplomaci Publike dhe Digjitale

  • star Publikuar: 27-09-2024
  • star Skadon: 25-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1035

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për

pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpall:
Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Titulli i pozitës së punës: Udhëheqës i Divizionit për Diplomaci Publike dhe Digjitale

Klasa e pozitës : Drejtues i Ulët

Koeficienti/Paga: 7.4

Nr. i kërkuar : 1

Kohëzgjatja e emërimit : Me mandat 4 vjeçar

Data e njoftimit: 25/09/2024

Afati për aplikim: 26/09/2024 - 25/10/2024

Institucioni : Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Departamenti : Departamenti për Diplomaci Publike

Divizioni: Divizioni për Diplomaci Publike dhe Digjitale

Vendi i punës: MPJD

Nr. i Referencës: RN00015274

Kodi : RPC0008813


Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Mbështet dhe ofron këshilla për drejtorin e departamentit dhe sipas kërkesës për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe titullarin e institucionit për fushën e përgjegjësisë së Divizionit për Diplomaci Publike dhe Digjitale;
  • Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë si dhe zgjidhjen e problemeve profesionale që kanë rëndësi për Divizionin për Diplomaci Publike dhe Digjitale;
  • Ndihmon drejtorin e departamentit dhe Sekretarin e Përgjithshëm në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Identifikon nevojat për zhvillimin e politikave dhe objektivave të institucionit dhe bën rekomandime brenda përgjegjësive Diplomaci Publike dhe Digjitale.
  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e Divizionit për Diplomaci Publike dhe Digjitale dhe siguron funksionim efikas të tij;
  • Menaxhon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që duhen përmbushur në përputhje me objektivat dhe përgjegjësit e Divizionit për Diplomaci Publike dhe Digjitale dhe shpërndan punën për vartësit e tij;
  • Udhëzon stafin në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme të divizionit dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standardet përkatëse; Planifikon, përgatit, monitoron dhe analizon buxhetin e divizionit si dhe aktivitetet tjera të divizionit dhe siguron përmbushjen e tyre sipas planit;
  • Bën vlerësimin e rezultateve në punë për stafit nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të tij/saj dhe identifikon nevojat për zhvillimin e kapaciteteve të tyre përmes trajnimeve dhe është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe detyrave të veçanta të stafit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në fushat si vijon: Shkenca Politike, Juridik, Marrëdhënie ndërkombëtare, politika të sigurisë, studime evropiane, Ekonomi, Juridik , Diplomaci (ekonomike, publike dhe kulturore) Administratë Publike, Fakulteti Filologjisë dhe Fakulteti i Filozofisë.

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të gjëra e të thella të politikave, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon Divizioni.
  • Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative.
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore përmes aftësive analitike dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafin që e menaxhon.
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses Projektet e Divizionit/Departamentit.
  • Njohja e gjuhës angleze në nivelin C1 apo C2 (e obliguar).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  • Dokumente që dëshmojnë njohjen e gjuhës angleze, në nivelin C1 apo C2. Njohja e gjuhës dëshmohet përmes certifikimit nga një institucion i akredituar vendor ose ndërkombëtar ose studime universitare të kryera në këtë gjuhë.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

-Njohja e gjuhës angleze,në nivelin C1 apo C2 (e obliguar). Njohja e gjuhës dëshmohet përmes certifikimit nga një institucion i akredituar vendor ose ndërkombëtar ose studime universitare të kryera në këtë gjuhë.


Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  1. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit

  1. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen