FTESE PER OFERTE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
Ceremonia e mbylljes së projektit do të organizohet në Prishtinë - Velani në me datën 28 Tetor 2024 për përafërsisht 100 persona pjesëmarrës.
Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:
- Ofertuesi duhet të ketë në dispozicion pije joalkoolike, ujë dhe ushqim kokteji (finger food, përfshirë opsione për dieta te veçanta si vegjetarianë dhe vegane).
- Ofertuesi duhet të ketë në dispozicion shërbim të plotë për rreth 100 pjesëmarrës (pjata, vegla ushqimi etj)
Oferta financiare duhet tëjetë e ndarë në:
- Çmimi i koktejit për person (pije joalkoolike, ujë dhe ushqim kokteji (finger food, përfshirë opsione për dieta te veçanta si vegjetarianë dhe vegane)); të bashkëngjitet menyja
- Çmimi për një shishe të vogël ujë për pjesemarrës gjatë ceremonisë në sallë
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/NUI
- Çmimet në ofertë duhen tëkuotohen në euro pa TVSH
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare
Oferta duhet të jetë e vlefshme 5 ditë nga dita e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Kriteret për përzgjedhje:
- Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
- Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura , çmimi më i lirë
Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 25.10.2024 në email adresën: [email protected]