business

Ekspert për zhvillimin e udhëzuesit mbi Antigjipsizmin

  • star Publikuar: 14-10-2024
  • star Skadon: 28-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 571

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT

Ekspert për zhvillimin e udhëzuesit mbi Antigjipsizmin

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përballen me diskriminim sistematik dhe paragjykime që ndikojnë në të drejtat e tyre dhe përfshirjen sociale. Në këtë kuadër, organizata synon të zhvillojë një manual që ndihmon në identifikimin, analizimin dhe trajtimin e formave të Antigypsyism-it në nivel institucional dhe publik

  • QËLLIMI SPECIFIK
    1. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
    2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Angazhimi i ekspertit synon krijimin e një udhëzuesi të plotë dhe të detajuar mbi Antigjipsizmin, që do të shërbejë si një burim i rëndësishëm për institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe profesionistët që punojnë me ose për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Ky udhëzues ka për qëllim të trajtojë fenomenin e diskriminimit të qëndrueshëm dhe përjashtimit që këto komunitete përjetojnë, duke përfshirë diskriminimin e hapur dhe të fshehur që shpesh injorohet në diskursin publik dhe në politikat e nivelit institucional.

Ky material synon të:

  • Shpjegojë dhe ndërgjegjësojë mbi natyrën dhe format e ndryshme të Antigjipsizmit, përfshirë mënyrën se si ai manifestohet në nivele të ndryshme sociale, politike dhe ekonomike.
  • Ofrojë udhëzime praktike për mënyrën e identifikimit të rasteve të diskriminimit dhe zhvillimin e qasjeve konkrete për të luftuar këtë fenomen.
  • Ndihmojë në zhvillimin e politikave dhe strategjive për parandalimin dhe eliminimin e Antigjipsizmin në Kosovë, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Ofron një burim të vazhdueshëm referimi për punonjësit e institucioneve dhe shoqërisë civile, duke siguruar që ata të kenë qasje në njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të adresuar dhe trajtuar çështjet që lidhen me Antigypsyism-in.

Nëpërmjet këtij udhëzuesi, synohet të rritet ndërgjegjësimi dhe të përmirësohet qasja në të drejta të barabarta për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në të gjitha sferat e shoqërisë, duke kontribuar kështu në uljen e diskriminimit dhe përjashtimit social të tyre.

  • Kryerja e një analize të kontekstit aktual të Antigjipsizmi në Kosovë dhe rajon.
  • Identifikimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për luftimin e Antigjipsizmit
  • Hartimi i një manuali të detajuar që trajton format e ndryshme të Antigjipsizmit
  • Përfshirja e rekomandimeve konkrete për institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile për të adresuar këtë fenomen.
  • Prezantimi i draftit fillestar të manualit tek partnerët dhe grupet e interesit.
  • Përmirësimi i dokumentit në bazë të komenteve dhe sugjerimeve të marrë nga këta aktorë.
  • Finalizimi dhe përgatitja e versionit përfundimtar të udhëzuesit.

Dokumentacionet që do të hartohen nga eksperti/ja janë të destinuara kryesisht për përdorim për Institucionet publike – për zyrtarët që punojnë në hartimin e politikave dhe ligjeve që ndikojnë në të drejtat e komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian, Organizatat joqeveritare dhe aktivistët – për ata që merren me çështjet e diskriminimit dhe të drejtave të njeriut, Institucionet arsimore – si një burim edukativ për të rritur ndërgjegjësimin rreth Antigypsyism-it si dhe qytetaret.

Ky udhëzues do të shërbejë si një mjet informativ dhe praktik për identifikimin dhe trajtimin e diskriminimit, duke promovuar përfshirjen sociale dhe të drejtat

4. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme për mbështetjen e Ekipit Ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave të tyre.

5.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti/ja do të angazhohet për një periudhë prej 30 ditësh pune për zhvillimin e udhëzuesit mbi Antigjipsimin. Puna do të përfshijë faza të hulumtimit, hartimit, prezantimit dhe finalizimit të manualit. Eksperti/ja do të paguhet 120 Euro bruto për ditë, duke çuar në një total prej 3,600 Euro për të gjithë angazhimin. Kjo përfshin çdo aktivitet të nevojshëm për zhvillimin dhe finalizimin e dokumentit, si dhe konsultimet me palët e interesit dhe grupet relevante.

Afati i përfundimit të angazhimit është 30 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

6. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat e të drejtave të njeriut, sociologjisë, shkencave politike ose fushave të ngjashme.
  • Përvojë të paktën 5-vjeçare në hulumtime dhe publikime mbi çështje të diskriminimit dhe të drejtave të njeriut.
  • Njohuri mbi kontekstin socio-politik të komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë dhe rajon.
  • Aftësi të shkëlqyera në hartimin e dokumenteve strategjike dhe udhëzuesve praktikë.

7. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV;
  • Shembuj të dokumentacioneve strategjike ose projekteve të ngjashme të hartuar nga kandidati/ja;
  • Propozimin Teknik

8. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Ju lutemi shënoni në subjekt titullin e shpalles!

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 28/10/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.