business

Edukatore (2)

  • star Publikuar: 08-08-2023
  • star Skadon: 22-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 7947

OJQ – Institucioni Parashkollor Ketrushët

E-mail [email protected]

Tel. 0383 45 403 678

Në bazë të ligjit të punës Nr. 03/L-212 neni 8, paragrafi 1 dhe 2 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 90 / 01 DHJETOR 2010) Institucioni parashkollor OJQ “Ketrushët” në Prishtinë shpall:

KONKURS PËR DY VENDE TË PUNËS

Pozita; (1) Edukatore/ motër edukatore vend i lirë, për grup moshën 0-3 vjeç

Pozita (2) Edukatore zëvendësim, për grup moshën 3-6 vjeç

Orar i plotë

1.Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kanditatës për moshën 0-3 vjeç

Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr . 05/2021 për normativin mbi kuadrin professional të arsimit të përgjithshëm, neni 4.

  1. Fakulteti i Edukimit-programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç.
  2. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore
  3. Shkolla e mesme e mjeksisë – drejtimi pediatri
  4. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi mami
  5. Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.

2.Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kanditatës për moshën 3-6 vjeç

  1. Fakulteti i edukimit– programi para fillor;
  2. Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
  3. Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë;
  4. Fakulteti i Shkencave Sociale – programi “Përkujdesje dhemirëqenie përfëmijë”.

E preferuar, të ketë të mbaruar trajnimin për KK dhe të ketë përvojë në metodologjinë e Montessorit

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimiti plotësuar (merret në kopsht)
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (kopje- letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose çertifikatat; çertifikatat në vend të diplomësduhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notënmesatare.
  • Çertifikatat e trajnimeveduhet të jenë të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit;
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet vetëm nëse iu kërkohen pas intervistës.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente(jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistëdo të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnëmë së miri kushtet sipaskonkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

  • Konkursi është i hapur nga 08 08.2023 deri më 22.08.2023.
  • Aplikacionin për aplikim duhet ta merrni në objektin e kopshtit “Ketrushët” çdo ditë pune nga ora 09.30 deri 14.00 në Institucionin Parashkollor “Ketrushëtnë adresë Rr; Lah Nimani nr; 40 Prishtinë (në afërsi Aleanca franceze).
  • Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor “Ketrushëtnë adresë Rr; Lah Nimani nr; 40 Prishtinë (në afërsi Aleanca franceze).