business

Inspektor i Punës - Mitrovicë (4)

  • star Publikuar: 16-09-2024
  • star Skadon: 13-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore, Inspektor
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 1764

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministriae Financave, Punës dhe Transfereve - Inspektorati i Punës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës: Inspektor i Punës

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: I11 - 7

Nr. i kërkuar: 4

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 13/09/2024

Afati për aplikim: 14/09/2024 - 13/10/2024

Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Inspektorati i Punës

Departamenti: Divizioni i Koordinimeve në Rajonin e Mitrovicës

Divizioni

Vendi i punës: Mitrovicë

Nr. i Referencës : RN00015134

Kodi: RPC0008673

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kjo klasë përfshin pozita për realizimin e detyrave të cilave nevojiten njohuri të thella profesionale të fushës përkatëse.
  • Puna kryhet brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave.
  • Detyrat/Projektet realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale.
  • Përmbushja e detyrave kërkon aftësi analitike.
  • Inspektori I Punës mbikëqyrlegjislacionin nga aspektiI mardhënies së punës, siguriadhe shëndeti në punë dhe legjislacioni tjeter në të cilin është përcaktuar kompetenca mbikëqyrese e IP-së;
  • Inspektori I punës kontrollon në mënyr unike të gjitha vendet e punës që kanë të bëjnë me marrdhënien e punës si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Sigurojnë informacone dhe këshilla për zbatimin e dispozitave të aplikueshme, me të cilatrregullohet marrëdhënia e punës si dhe siguria dhe shëndeti në punë;
  • Realizon Inspektime të rregullta, të përseritura sipaskërkesës së palës,në bashkëpunim me organet tjeradhe bënë inspektim të vendit të punës ku është shkaktuar aksident në punë;
  • Bëjnë kontrollimin e të gjitha librave të punëdhënësve që duhet t’i mbajnë ata në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Inspekton vendet e punës dhe vepron në ndalimin e të gjitha llojeve të diskriminimit,
  • Ruajtjen në konfidencë të plotë burimine ndonjë ankese që atyre u është paraqitur në lidhje me ndonjë veprim që ka të bëjë me shkeljen e ligjit;
  • Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e kësaj pozite

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojëne punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  1. Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
  2. Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  3. Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  2. Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  3. Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  4. Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  5. Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  7. Aftësi komunikimi , përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  8. Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penaleorigjinale e lëshuarnga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 28/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen