business

THIRRJE PËR EKSPERT “Programi për ngritjen e kapaciteteve”.

  • star Publikuar: 13-03-2024
  • star Skadon: 27-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1725

TERMAT E REFERENCËS

THIRRJE PËR EKSPERT

Funksioni: Angazhimi i dy ekspertëve për zhvillimin e një “Programi për ngritjen e kapaciteteve” të anëtarëve të KOMF dhe mbajtja e trajnimeve me anëtarët për ngritje të kapaciteteve bazuar në “Programin për ngritjen e kapaciteteve”.

Vendi i punës: Prishtinë

Emri i projektit: Përmirësimi i gjendjes së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë

Hyrje:

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, i themeluar në vitin 2011, është një koalicion i përbërë nga 36 organizata që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me misionin e përbashkët për të avokuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve në Kosovë. KOMF, i mbështetur nga SMART Balkans, po zbaton projektin "Përmirësimi i situatës së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë" i cili ka për qëllim përmirësimin e situatës së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë. Ndërsa, objektivat specifike të projektit janë: Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve me organizatat anëtare, si aktor kyç për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe Fuqizimi dhe rritja e llogaridhënies në sistemin e mbrojtjes së fëmijës përmes monitorimit, avokimit, vetëdijesimit dhe mobilizimit të akterëve relevant. Në kuadër të objektivës së parë të projektit, KOMF ka zhvilluar vlerësimin e nevojave të koalicionit ku ka identifikuar nevojat e KOMF dhe organizatave anëtare për zhvillim të mëtejshëm. Bazuar në vlerësimin e nevojave, KOMF shpall këtë thirrje për të angazhuar dy ekspertë të jashtëm, për të zhvilluar “Programin për ngritjen e kapaciteteve” të anëtarëve të KOMF bazuar në tematikat që shërbejnë si bazë për funksionimin e OJQ-ve dhe tematikat që janë identifikuar nga vlerësimi i nevojave. Po ashtu pas finalizimit të “Programit për ngritjen e kapaciteteve” ekspertët do të mbajnë trajnime me anëtarët për ngritje të kapaciteteve bazuar në fushat e përcaktuara në “Programin për ngritjen e kapaciteteve”.

Sfondi:

KOMF dhe organizatat anëtare janë akterët kryesor që punojnë në Kosovë në sektorin shoqërisë civile për mbrojtjen e fëmijëve dhe mirëqenies sociale. KOMF është koalicioni i vetëm që punon në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. Pjesa dërrmuese e organizatave anëtare të KOMF janë organizata të profilizuara dhe me eksperiencë të gjatë në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për fëmijët e cenueshëm, sikurse, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët viktima të dhunës, trafikimit, neglizhencës, fëmijëve pa kujdes prindëror, fëmijëve në situatë rruge të shfrytëzuar për punë të rrezikshme, fëmijëve viktima të abuzimit me substanca narkotike, familjeve në rrezik të ndarjes nga fëmijët e tyre, fuqizimi i familjes, etj.

Sipas vlerësimit të nevojave të KOMF, çështje për tu adresuar mbetet ngritja e mëtejshme e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së organizatave anëtare dhe koalicionit. KOMF konsideron ngritjen e kapaciteteve si një proces të vazhdueshëm dhe shumë të rëndësishëm, duke u fokusuar në përmirësimin e qeverisjes së brendshme, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, menaxhimit, ngritjes së fondeve, avokimit dhe komunikimit. Qëndrueshmëria financiare mbetet një nga sfidat kryesore për KOMF dhe organizatat anëtare. Kjo komponentë është pjesë e rëndësishme në planifikimin strategjik të koalicionit. Për këtë qëllim, një ndër veprimet e KOMF do të jetë zhvillimi i këtij “Programi për ngritjen e kapaciteteve”, i cili do të shërbejë si program për secilin anëtar që ka nevojë, për ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve të vazhdueshme.

Pako e programit për ngritjen e kapaciteteve do të përmbajë module, instrumente, ushtrime, mjete monitorimi dhe vlerësimi për:

  • Qeverisjen e mirë, menaxhimin e organizatës dhe Ngritjen e fondeve;
  • Krijimin dhe zbatimin e politikës dhe procedurave të brendshme për mbrojtjen e fëmijës;
  • Avokimin, Komunikimin dhe Vullnetarizmin.

Programi për ngritjen e kapaciteteve do të shërbejë si pako për realizimin e trajnimeve, mentorimeve për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KOMF.

Qëllimi:

Qëllimi kryesor i zhvillimit të “Programit për Ngritje të Kapaciteteve” është ngritja e kapaciteteve në mënyrë të vazhdueshme të KOMF dhe anëtarëve të tij, në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i qëndrueshëm i koalicionit në përmbushjen e misionit të tij.

Përgjegjësitë e dy ekspertëve:

  • Hartimi i programit për ngritjen e kapaciteteve me katër module me tematikat sikurse:
    • Qeverisja e mirë, Menaxhimi i organizatës dhe Ngritja e fondeve;
    • Krijimi dhe zbatimi i politikës dhe procedurave të brendshme për mbrojtjen e fëmijës;
    • Avokimi, Komunikimi dhe Vullnetarizmi.
  • Mbajtja e katër trajnimeve dy - ditore për ngritje të kapaciteteve bazuar në katër modulet e Programit për ngritje të kapaciteteve (për secilin modul, parashihet nga një trajnim dy-ditor).

Dy ekspertët parashihet të punojnë në bashkëpunim duke qenë se tematikat e moduleve janë të ndryshme dhe nevojitet punë ekipore për të unifikuar modulet dhe programin.

Produktet:

  • Programi për ngritjen e kapaciteteve;
  • Katër trajnime dy-ditore të mbajtura me organizatat anëtare;
  • Pre dhe post test me rezultatet e përpunuara.

Përmbledhje e angazhimit:

Detyrat dhe përgjegjësitë

Numri i ditëve

Tarifa për ditë

Tarifa totale
Zhvillimi i Programit për Ngritje të Kapaciteteve 10 ditë për një ekspert

Mbajtja e katër trajnimeve dy – ditore për ngritjen e kapaciteteve të organizatave anëtare 10 ditë për një ekspert (8 ditë trajnim dhe 2 ditë për përgatitjen dhe përpunimin e pre dhe post test)

TOTAL

Kohëzgjatja:

Gjithë procesi i zhvillimit të programit për ngritje të kapaciteteve dhe mbajtjes së trajnimeve, duhet të përfundojë deri më 30 Qershor 2024.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Kualifikimi universitar në fushën sociale, juridike, ekonomike dhe drejtime të tjera që lidhen me detyrën.
  • Përvojë të gjerë në ngritjen e kapaciteteve në fushat sikurse: Qeverisja e mirë, menaxhimi i organizatës dhe Ngritja e fondeve; Krijimi dhe zbatimi i politikës dhe procedurave të brendshme për mbrojtjen e fëmijës; Avokimi, Komunikimi dhe Vullnetarizmi.
  • Së paku pesë vjet përvojë pune në sektorin e shoqërisë civile.
  • Aftësi të forta udhëheqëse dhe komunikimi.
  • Njohja e fushës së të drejtave të fëmijëve është e preferueshme.

Procedura e aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentet e aplikimit të listuara më poshtë përmes emaili-t, në adresën: [email protected].

  • CV;
  • Tri referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  • Propozimi financiar me tarifën e propozuar ditore dhe totale (Bruto).

Propozimi financiar duhet të përfshijë deklaratën e vlefshmërisë së propozimit, të paktën katër javë nga data e aplikimit.

Kriteret për vlerësim:

Kriteret:

Pikët

Maksimumi

Përvoja / portfolio e aplikuesit:

60

Oferta financiare:

40

Pikët totale

100

Afati i fundit për aplikim:

Aplikimi duhet të bëhet deri më 27 Mars 2024 në adresën [email protected] . Propozimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.

Ekspertët e përzgjedhur do nënshkruajnë kontratën e shërbimit, së bashku me dokumentet si vijon: Politikën për mbrojtjen e fëmijës dhe Politikën kundër shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Këto dokumente janë pjesë përbërëse të kontratës së punës ndërmjet punëdhënësit dhe konsulentit.

Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).