business

Koordinator për departamentin e Shkencave Shëndetësore Diagnositke /Teknik Laboratori

  • star Publikuar: 17-01-2023
  • star Skadon: 29-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 9897

POZITA

Koordinator për departamentin e Shkencave Shëndetësore Diagnositke /Teknik Laboratori

Raporton te:Rektores dhe Prorektoreve
Merr detyra nga:Rektorja dhe Prorektoret
I jep detyra:Stafit tjetër të dekanatit
Zëvendësohet nga:Koordinatorët tjerë brenda Fakultetit
Zëvendëson:

Roli i Koordinatorit:

Është autoriteti më i lartë drejtues në profilin studimor, pas Dekanit të Programit. Bashkë me Dekanin udhëheqë pjesën akademike të studimeve dhe veprimtarive shkencore të profilit, zhvillon Kurrikulat, planprogramet dhe tekstet mësimore të lëndëve në programin që udhëheq, përfshirë monitorimin e zbatimit të tyre, koordinon, organizon dhe monitoron procesin e mësimdhënies në program, Këshillon menaxhmentin dhe Dekanin lidhur me aspektet akademike profesionale të programit.

Roli i Përgjegjësit për çështje mësimore është organizimi i procesit të mësimit dhe mësimdhënies brenda programit. Ai ka rol të harmonizimit të ekipit dhe punëve ekipore brenda programit për çështje mësimore, në ndërlidhje të ngushtë me ekipin dhe profesorët.

  1. PËRGJEGJËSITË
  • Siguron udhëheqje akademike në fushat përkatëse të studimeve për zhvillimin e mësimit dhe punës shkencore në Kolegj.
  • Organizon e kontrollon punën mësimore e shkencore në Kolegj/institut.
  • Zhvillimi, hulumtimi dhe kërkimet shkencore në fushën e programit
  • Mbështetja në zhvillimin e kurrikulës dhe ofrimin e trajnimeve në fushën e programit
  • Përgatitja e materialeve mësimore në fushën e programit
  • Planifikimi dhe vlerësimi i aktiviteteve studimore
  • Organizimi i mësimdhënies dhe vlerësimet e studentëve
  • Bashkëpunimi me institucionet e tjera të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit në fushën e programit
  • Sigurohet që stafi akademik i programit ka dosjen e plotë dhe deklarohet në AKA sipas afateve kohore,
  • Mbikqyrë realizimin e metodologjive të mësimdhënies dhe vlerësimit sipas rregullave të institucionit
  • Harton orarin e ligjëratave dhe ushtrimeve (merr miratimin e Dekanit)
  • Harton orarin e provimeve (merr miratimin e Dekanit), harton raportet për afatet e provimeve sipas proceseve, së bashku me referentet
  • Asiston në zbatimin e vendimeve dhe detyrave të caktuara nga Dekanati që dalin si detyra nga Rektorati, Prorektorati per mësim dhe Këshilli Akademik
  • Sigurohet për përgatitjen e procesit të integrimit të studentëve të rinjë me institucioniin dhe proceset e mësimit dhe jo vetëm, me mbështetjen e stafit të dekanatit
  • Funksionalizimi i këshilltarëve akademik dhe mbikqyrja e realizimit të procesit
  • Krijimi i kontakteve dhe lidhjeve profesionale me profesioniste te ndryshëm me mundësi kontibuti ne zhvillimin e programit përkatës.
  • Percjelle procesin e diplomimit duke kompletu materialet qe dorezojne studentet dhe dorezu ato ne Keshillin e Fakultetit dhe pastaj në Këshillin Akademik, në bashkëpunim me referentet dhe zyrat tjera

III. NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET

Arsimimi: Msc ose PhD i fushës.

Përvoja: Së paku 1-3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme

Njohuritë: Njohuri për nivelin e funksionimit të IAL-ve, njihuri për ligjet në fuqi që rregullojnë arsimin e lartë, Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter, që mundësojnë punë të pavarur pa ndihmën e dikujt tjetër, Nivel akademik i gjuhës shqipe, Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze

Aftësitë Personale: Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi; Aftësi të menaxhimit të situatave, çasje profesionale me kolegë staf dhe studentë.

Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.

Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.

IV. AMBIENTI LEHTËSUES:

  1. Pavarësi të rregulluar
  2. Përkrahje adekuate
  3. Qartësim të procedurave dhe rregullave
  4. Mundësi promovimi

Ky konkurs do të jetë i hapur nga 17.01.2023 deri më 29.01.2023.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe dëshmitë e shkollimit të kërkuar në email adresën [email protected]. Aplikimet në formë fizike nuk do të pranohen.