business

SOS Teze

  • star Publikuar: 21-05-2025
  • star Skadon: 21-06-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 49

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Përkrahë dhe ndihmon SOS Nënën në baza ditore për organizimin e jetës së përditshme në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve, në SOS Familje;
  • Në mungesë të SOS Nënës, si zëvendësuese, është përgjegjëse për SOS Familjen e përbërë deri në 6 fëmijë, për kujdesin dhe zhvillimin e tyre

KRITERET

  • Motiv, gatishmëri dhe aftësi që të angazhohet për një periudhë të gjatë kohore;
  • Nivel i mesëm i edukimit;
  • Përvojë paraprake në përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe edukimin e tyre.

NE OFROJMË

  • Pagën e 13-të;
  • Mundësi zgjedhjeje në mes të dy formave të angazhimit (me banim në SOS Familje apo me orar të caktuar);
  • Pushime verore dhe dimërore me fëmijët e SOS Fshatit, me shpenzime të mbuluara nga organizata;
  • Zhvillim dhe trajnime të vazhdueshme;
  • Angazhim afatgjatë dhe të sigurt, në ambient pune të udhëhequr nga vlerat.

APLIKIMI
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:

  • Aplikacioni i organizatës i cili shkarkohet në Vende të lira – SOS Fshtrat e Fëmijëve apo merret kopja fizike në zyrat tona;
  • Referencat nga punëdhënës paraprak;
  • Diploma dhe Certifikata relevante;
  • Vërtetimi që nuk jeni nën hetime dhe vërtetimi nga policia, vetëm për kandidatët që arrijnë në fazën finale të rekrutimit

- Konkursi do te jetë i hapur deri në plotësimin e pozitës.

Dërgo dokumentet përmes emailit [email protected] apo në zyrat tona në “Rruga 1 Tetori”, Velani, Prishtinë.

Për informata shtesë mund të na kontaktoni në nr. e tel. 038 516 977 / 045 316 486.