business

Arkitekt


Ruaj
  • star Publikuar: 22-12-2025
  • star Skadon: 04-01-2026
Kategoritë Arkitekt
Vendi i punës Benghazi
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Arkitekt (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Benghazi - Libi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinimi dhe menaxhimi i të gjitha vizatimeve arkitektonike të projektit.
  • Koordinimi ndërmjet arkitekturës, strukturës dhe disiplinave MEP për të shmangur konflikte teknike.
  • Shqyrtimi i vizatimeve dhe dokumentacionit teknik për përputhshmëri me kontratën, specifikimet dhe standardet.
  • Menaxhimi i procesit të shop drawings, material submittals dhe mock-ups.
  • Përgatitja dhe ndjekja e RFIs (Requests for Information) dhe përgjigjeve teknike.
  • Përditësimi dhe kontrolli i revizioneve të vizatimeve (drawing register).
  • Mbështetja teknike e stafit të kantierit (Site Engineers, Foremen).
  • Koordinimi me konsulentin, projektuesit dhe klientin për çështje të dizajnit.
  • Sigurimi që zgjidhjet arkitektonike janë të zbatueshme në terren dhe ekonomikisht të arsyeshme.
  • Pjesëmarrja në takime teknike dhe dizajni.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Minimum 5 vite përvojë pune si Office Architect ose Design Coordinator.
  • Përvojë në projekte komplekse (spitale, objekte publike) – avantazh i madh.
  • Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe procedurave kontraktuale (p.sh. FIDIC – avantazh).
  • Aftësi shumë të mira në AutoCAD, Revit (BIM – avantazh), dhe MS Office.
  • Aftësi për të interpretuar dhe koordinuar vizatime multidisiplinare.
  • Njohuri te gjuhes Angleze ne folur dhe ne te shkruar

Kompetenca Personale:

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe cilësisë.
  • Aftësi për komunikim profesional me palët e projektit.
  • Aftësi për zgjidhje problemesh teknike dhe menaxhim prioritetesh.
  • Punë e mirë në ekip dhe nën presion afatesh.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.