business

PSIKOLOG

  • star Publikuar: 18-07-2023
  • star Skadon: 02-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 22570

PSIKOLOG, 1 POZITË (M/F)
KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR (Gusht 2023 – Shtator 2024)
Lokacioni: Fushë Kosovë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është duke zbatuar një projekt të financuar nga UNICEF zyra në Prishtinë, me titull: “Përforcimi i sistemit te mbrojtjes se fëmijëve në Kosovë përmes avansimit të reagimeve ndaj kujdesit për fëmijët pa kujdes prindëror dhe mbrojtjen e fëmijëve të cënueshëm dhe në rrezik e të qenit në situatë rruge”. Ky është një projekt dy vjeçar (2022-2024), i cili ka filluar të zbatohet me 03 Tetor 2022 dhe do të zgjas deri me 30 Shtator 2024.

Për të arritur rezultatet e parashikuara në këtë projekt, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, është në kërkim të punësimit të një Psikologu, i/e cili/a do të ofroj seanca këshilluese, terapi individuale dhe grupore, trajnime, vizita në shtëpi, si dhe do organizoj aktivitetet rekreative dhe edukative të fëmijëve, të rinjve dhe familjet e tyre.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Vlerësimi i statusit zhvillimor, psikologjik, emocional dhe të sjelljes së fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve bazuar në matjet psikologjike të standardizuara, teknikat projektuese dhe vendimet tjera profesionale;
  • Vlerëson nevojat e familjeve dhe përcakton ne bashkëpunim të ngushtë me familjet llojet e shërbimeve;
  • Punë këshillëdhënëse me familjet dhe fëmijët në fushën e mirëqenies sociale dhe kujdesit për fëmijë;
  • Përkrah procesin e hartimit të planeve familjare të zhvillimit dhe punë me fëmijët dhe familjet bazuar në ato plane;
  • Ndihmë dhe trajnim prindërve për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve;
  • Organizimi dhe lehtësimi i aktiviteteve rekreative dhe edukative për fëmijë, të rijnë dhe familje;
  • Terapi Individuale, familjare dhe grupore;
  • Realizon vizita në QPS, kontakte me shkolla dhe institucione tjera që u ofrojnë shërbime familjeve;
  • Identifikimi i burimeve të mundshme të ndihmës nga komuniteti;
  • Siguron zbatimin e të gjitha parimeve dhe procedurave që dalin nga Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe vepron në përputhje me të;
  • Detyra tjera sipas kërkesave të mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.

KRITERET

  • Diplomë Master në fushën e psikologjisë;
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën relevante;
  • Të ketë licencë për ushtrim të profesionit (e preferueshme);
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe kënaqësi për të punuar me fëmijë dhe familje;
  • Aftësi komunikimi në aspektin profesional në gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar (e dëshirueshme);
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe cilësore;
  • Fleksibilitet, gatishmëri për punë ekipore dhe përkushtim;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në
  • aspekt profesional dhe personal;
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve;

Ne ofrojmë

  • Një punë interesante;
  • Një ambient bashkëpunues pune i bazuar në vlera;
  • Mundësi për zhvillim profesional

Orët e punës
40 orë në javë.

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tonë https://www.soskosova.org/vende-te-lira- pune/ ose merret kopja fizike në zyrat tona) Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Letër referencave nga punëdhënës paraprak.

Afati i fundit për dorëzim: 02.08.2023 në ora 24:00, përmes email [email protected]. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email [email protected] dhe Tel/ Fax: 038 749 887

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial. Për këtë arsye ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit.