Kompani
KEP Trust
Kategoritë
Bankë, Analist kreditor
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prizren
Shikime
594
SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
ANALIST KREDITOR PËR NDËRRMARJET E VOGLA DHE TË MESME (SME)
Lokacioni: Prizren (1) (Nr. ref: KEP 29/2024)
Raporton tek: Menaxheri per Ndermarrje te Vogla dhe te Mesme (SME)
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
Të bëj prezantimin e produktit në mënyrë sa më aktive.
- Të organizoj procesin e akuizicionit, analizimit,kreditimit dhe monitorimit të klientave NVM
- Të ndjek zhvillimet e biznesit në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
- Të bëj vlerësimin, analizimin e gjendjes financiare si dhe të bëj propozimet kreditore sipas nevojave të klientit
- Bën procesimin dhe monitorimin e kredive në përputhshmëri me objektivat dhe rregulloret e organizatës.
- Asistimi i klientëve ne procesin e aplikimit për kredi/kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.
- Mbledhja, analizimi dhe verifikimi i informatave në lidhje me procesimin e kredive.
- Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta. Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
- Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit NVM-ve në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.
- Të jetë i gatshëm të punoj në regjionet respective.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër eshte e obliguar.
- Preferohet përvojë pune së paku një vit si analist kreditor për Mikro dhe NVM, ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare;
- Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
- Njohuri të mira në analiza financiare
- Gjykim të mirë dhe aftësi të vendim-marrjes.
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet.
- Aftësi të forta analitike dhe organizative .
- Leja e vozitjes e domosdoshme.
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 25 shtator 2024
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!