business

Agjent Tregtar (3), Teknik/e i/e Farmacisë – Referent/e (2), Depoist/e (2)

  • star Publikuar: 15-05-2025
  • star Skadon: 25-05-2025
Kategoritë Farmaceutike, Shitje, Depo
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Mitrovicë
Shikime 274

📢 KONKURS PUNE

Kompania “Nika Pharm Sh.p.k” – Prishtinë, shpall: KONKURS PUNE
për plotësimin e pozicioneve të mëposhtme në rajonet: Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.

1. Agjent Tregtar (3 pozita)

Lokacionet: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Vizita ditore në barnatore dhe ordinanca private
  • Promovimi dhe shitja e produkteve të kompanisë sipas planit të caktuar.
  • Mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët ekzistues dhe zhvillimi i klientëve të rinj.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të paktën shkolla e mesme, përparësi kanë kandidatët me arsim farmaceutik, mjekësor ose ekonomik.
  • Patentë shofer valid – kategoria B (e domosdoshme).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.
  • Përvojë e mëparshme në shitje konsiderohet përparësi.

2. Teknik/e i/e Farmacisë – Referent/e (2 pozita)

Lokacioni: Zyra qendrore – Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kontakti ditor me barnatoret përmes telefonit për pranimin e porosive.
  • Informimi i klientëve mbi ofertat dhe produktet aktuale.
  • Mbajtja e evidencës për porositë dhe përcjellja e dërgesave.
  • Bashkëpunimi me agjentët dhe depo për koordinim efikas.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë e shkollës së mesme farmaceutike (e domosdoshme).
  • Aftësi të mira komunikimi në telefon dhe përdorim të kompjuterit.
  • Përvojë paraprake si referente ne telefonata apo call center është përparësi.

3. Depoist/e (2 pozita)

Lokacioni: Depoja qendrore – Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Pranimi dhe përgatitja e mallit për dalje/dërgesa sipas porosive.
  • Kontrolli i dokumentacionit dhe paketimeve sipas standardeve.
  • Rregullimi i mallit në rafte dhe mirëmbajtja e depo-s.
  • Bashkëpunimi me kolegët e logjistikës dhe shoferët për dorëzime në kohë.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Shkolla e mesme (preferohet drejtimi farmaceutik/logjistik).
  • Përvojë në punë të ngjashme është përparësi.
  • Aftësi për punë në grup dhe organizim të saktë të punës.

Aplikimi:

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën:
📩 [email protected]

Ju lutem cekni në “subject” të emailit emrin e pozitës për të cilën aplikoni.
Afati për aplikim: deri më 25.05.2025