![business](https://portalpune.com/storage/12389/SOS-Fshatrat-e-Fëmijëve-Kosovë.png)
Kompani
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
845
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përkrahë dhe ndihmon SOS Nënën në baza ditore për organizimin e jetës së përditshme në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve, në SOS Familje;
- Në mungesë të SOS Nënës, është përgjegjëse për SOS Familjen e përbërë deri në 6 fëmijë, për kujdesin dhe zhvillimin e tyre
KRITERET
- Kandidatja mund të jetë e pamartuar, e vejë, e shkurorëzuar apo edhe nënë vetushqyese, e cila mund të ketë një fëmijë nën përkujdesjen e saj;
- Gatishmëri të angazhohet për një periudhë të gjatë kohore;
- Nivel i mesëm i edukimit;
- Përvojë paraprake në përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe edukimin e tyre.
NE OFROJMË
- Pagën e 13-të;
- Banim në shtëpi të mobiluar, pa pagesë qiraje, rryme, uji, nxemje apo ushqimi;
- Pushime verore dhe dimërore me fëmijët e SOS Fshatit, me shpenzime të mbuluara nga organizata;
- Angazhim afatgjatë dhe të sigurt, në ambient pune të udhëhequr nga vlerat.
APLIKIMI
- Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
- Aplikacioni i organizatës i cili shkarkohet në Vende të lira – SOS Fshtrat e Fëmijëve apo merret kopja fizike në zyrat tona;
- Referencat nga punëdhënës paraprak; Diploma dhe Certifikata relevante
- Vërtetimi që nuk jeni nën hetime dhe vërtetimi nga policia, vetëm për kandidatët që arrijnë në fazën finale të rekrutimit
- Konkursi do te jetë i hapur deri në plotësimin e pozitës.
Dërgo dokumentet përmes emailit [email protected] apo në zyrat tona në “Rruga 1 Tetori”, Velani, Prishtinë.
Për informata shtesë mund të na kontaktoni në nr. e tel. 038 516 977.