business

FTESË PËR OFERTË: Shërbime të IT-së

  • star Publikuar: 24-07-2024
  • star Skadon: 05-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Teknologji Informative - ICT, Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 904

FTESË PËR OFERTË

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës është i interesuar për shërbime mbështetëse teknike të IT

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë të gjithë ofertuesve të specializuar, në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Pika 1: Mirëmbajtje Kompjuteri dhe Rrjeti Kompjuterik (LAN) për të gjitha projektete SOS Fshatrat e Fëmijëve, CV Serverat.

Mirëmbajtja për Kompjuter përfshin pjesën Hardware dhe Software të tij , futje në domain , troubleshot

Hardware: Diagnostikim, Ndërrim, Servis hardwaretë pjesëve. Instalim, montim dhe servisim të printerëve.

Nuk përfshihet kosto e ndërrimit ose riparimit fizik të pajisjes.

Software: Instalim (Riinstalim) , Formatim (RiFormatim ), Konfigurim i Sistemeve Operative dhe Aplikative si MS Windows, MS Office,Outlook , Adobe, AntiVirus.

(Instalim Windows 11 PRO Instalim MS Office 365, futje në domain per kompjuterat e rinj, Configurim Outlook , teams , one drive Instalim Sentinel ONE)

Licensat duhet të instalohen në koordininm me IT managjerin e organizatës.

Vizitat Periodike: Nga ana e Kompanisë do të kryhen maksimalisht 2 vizita onsite periodike në muaj. Vizitat e kryera onsite në rastet urgjente të kërkuara nga klienti nuk përfshihen tek vizitat periodike. Vizitat onsite për rastet urgjente apo vizitat e planifikuara do të parashikohen nga ana e të dy palëve me mirëkuptim.

Në rast se kërkesat për vizita të planifikuara apo urgjencat janë më shume se 4 (katër) në muaj, lind e drejta për të rinegociuar tarifat e kontratës së shërbimit mujor.

Pika 2: Mirëmbajtje rrjeti Kompjuterik LAN

Mirëmbajtja konsiston në konfigurimin e pajisjeve Network dhe Kompjuterëve për të komunikuar me njeri tjetrin dhe të kenë dalje në Internet si dhe diagnostikimi i tyre.

Nuk përfshihen kosto e blerjes apo ndërrimit të pajisjeve Networksi Switch, Router, Lan Card, RJ-45, FTP-UPT cable etj. Në kordinim me IT Managerin

Pika 3: File Server– Net Drive Shared Documents

Mirëmbajtje e Hardware & Software të pajisje NAS të instaluar lokalisht nese IT menagjeri nuk ka lidhje fizike.

Pika 4: Supporti Online (në distancë) dhe Onsite (Lokalisht)

Supporti në vazhdim do të jetë kryesisht ONLINE nëpërmjet programeve të posaçme si Any Desk ose Team Viewer për të evituar kohën e lëvizjeve dhe transportin duke qenë disponibël në një periudhë kohe më të vogël e më të shpejtë.

Ky support do të fillojë pas instalimit të programeve të posaçme dhe të nevojshme, si dhe pas ngritjes së të gjitha shërbimeve fillestare .

Vizitat ONSITE (lokalisht) do të programohen maksimalisht 2 herë në muaj, përjashtuar rastet e nevojave emergjente.

Nga ana e Kompanisëdo të sigurohet asistencë remote e vazhdueshme e palimituar në orë apo numër asistencash përgjatë orarit zyrtar të punës: e Hënë – e Premte: 08:30 – 16:00

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Oferta financiare (shërbime mujore) duhet të kuotohet në euro pa TVSH
  3. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur/apo me logo zyrtare

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 30 ditë nga dita e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartë përmendura , çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgonideri me datën: 05.08.2024 në email adresën: [email protected]