business

Zyrtar për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme

  • star Publikuar: 30-09-2024
  • star Skadon: 28-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 713

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për

pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: I14-5.2

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 28/09/2024

Afati për aplikim: 29/09/2024 - 28/10/2024

Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Departamenti : Departamenti për Vlerësimin e Pronave të Plujatshme

Divizioni

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00015309

Kodi: RPC0008848

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Zhvillon dhe arrinpëlqimin për planete punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, rrethVlerësimit të Pronave të Paluajtshme për Tatimin në Pronë;
  • Kryen detyra të specializuara, sipaskërkesës, në fushënvlerësimit të pronavetë paluajtshme për tatimin në pronë, në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Kryen detyrat në fushën vlerësimit të pronave të paluajtshme për tatimin në pronë, me një shkallëtë arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme;
  • Kryen vlerësim të përgjithshëm dhe plotësues të pronave të paluajtshme për qëllime të tatimit në pronë dhe përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerat e vlerësuara të pronave të paluajtshme;
  • Përcakton modelet e vlerësimit dhe bën testiminpranues dhe praniminfinal të funksionaliteteve të sistemit të TI- së të tatimit në pronë, që kanë lidhje me procesin e vlerësimit të pronave të paluajtshme;
  • Përpilon raportet mbi vlerësimin e përgjithshëm, certifikatat e vlerave të vlerësuara dhe dokumentimin e detajuar të vlerësimit të përgjithshëm
  • Bën hulumtime dhe analiza sipaskërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta në fushën e në fushën vlerësimit të pronave të paluajtshme për tatimin në pronë ;
  • Merr pjesë në grupe punuesenë fushën e vlerësimit të pronave të paluajtshme për tatimin në pronë, kur kërkohet një gjë e tillë.
  • Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbimtë informatave dhe zhvillimin e punës në fushën e vlerësimit të pronave të paluajtshme për tatimin në prone;
  • Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rrethprogresit në lidhjeme planet e punës të miratuara në fushën vlerësimit të pronave të paluajtshme për tatimin në prone;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimi: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).

Përvoja: Së paku 1(një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës;

Kërkesat Specifike: Të ketë Licencë të Shkallës së Parë për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme të lëshuar nga Këshilli Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


    Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 12/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Kërkesat Specifike: Të ketë Licencë të Shkallës së Parë për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme të lëshuar nga Këshilli Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët


Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen