business

Punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale (8)

  • star Publikuar: 26-09-2024
  • star Skadon: 02-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani DEXIS
Kategoritë Praktikë
Numri i pozitave 8
Vendi i punës Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë
Shikime 3043

NJOFTIM

Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:

  1. Prishtinë: Tre (3) praktikantë me angazhim 100%
  2. Gjakovë: Një (1) praktikant me angazhim 100%
  3. Ferizaj: Një (1) praktikant me angazhim 100%
  4. Mitrovicë: Një (1) praktikant me angazhim 50%
  5. Gracanicë: Një (1) praktikant me angazhim 50%
  6. Prishtinë: Një (1) praktikant me angazhim 100% ne sektorin e shkencave kompjuterike

Për pozitat nën 1-5 mund të aplikojnë studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bachelor në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës dhe mund të aplikojnë vetëm kandidatët e drejtimit juridik.

Për pozitën nën 6 mund të aplikojnë vetëm studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bachelor në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës dhe mund të aplikojnë vetëm kandidatët e drejtimit të shkencave kompjuterike apo të ngjashme.

Puna praktike do të mbahet në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komerciale dhe partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh deri në një vit me angazhim 50% ose 100% (varësisht prej kualifikimeve dhe institucionit ku do të vendosen).

Rreth Programit Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt shtatë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komerciale dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e Gjykatës Komerciale mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.

Kandidatët duhet të kenë:

Për pozitat nën 1-5:

  • Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
  • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
  • Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare
  • Të regjistruar në vitin e fundit në nivelin e studimeve Bacholer, ose të sapo diplomuarit në nivelin e studimeve-Bacholer.
  • Për pozitën nën 5, kandidatët duhet të kenë edhe njohuri të gjuhës shqipe dhe gjuhës serbe.

Për pozitën nën 6:

  • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim;
  • Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare;
  • Të regjistruar në vitin e fundit në nivelin e studimeve Bachelor, ose të sapo diplomuarit në nivelin e studimeve-Bachelor;
  • Njohuri në krijimin a bazave të të dhënave MS SQL;
  • Njohuri të përgjithshme mbi MS SQL serverë;
  • Aftësi për kodim në TSQL, skriptet dhe pyetësorët;
  • Preferohet :

- Njohuri bazë të ndërlidhjes së të dhënave për data warehouse;
- Një kodim bazë i reagimit;

Dokumentet e kërkuara:

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV në gjuhë angleze;
  • Letër motivimi për interesimin në fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze për pozitat nën 1-5;
  • Certifikatën e notave;
  • Vërtetimin nga fakulteti që është student ose kopjen e diplomës

Dexis është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe inkurajohen kandidatët e të gjitha prejardhjeve dhe përvojave të aplikojnë, duke përfshirë kandidatët nga pakicat etnike, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTI etj.

Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën [email protected] . Data e fundit e aplikimit është 2 Tetor 2024 ora 16:00. Shënoni “Intern-qyteti (për të cilin jeni të interesuar)” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.