![business](https://portalpune.com/storage/57/Islamic-Relief-Kosova.jpg)
Islamic Relief Kosova
Njoftim për Furnizim me Shërbim për Hapjen e Puseve të Ujit të Pijshëm
Data e përgatitjes së njoftimit: 10/02/2025
Nr. T-04/2025
Detajet për kontakt:
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat | ||
Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: [email protected] |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim hapjen e puseve/bunarëve për ujë të pijshëm në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, varësisht nga nevojat dhe kërkesat.
Sasia e planifikuar është për hapjen e rreth 50 puseve/bunarëve për përkrahje me ujë të pijshëm dhe ujitje, duke përfshirë të gjitha fshatrat në komunën që do të implementohet projekti. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.
Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar. Implementimi i projektit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. 50% e projektit do të implementohet gjatë muajit të Ramazanit 2025, ndërsa 50% e mbetur do të implementohet deri më 30 shtator 2025. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:
Dokumentacioni ligjor | Lloji | |
1. | Certifikate e Biznesit | Kopje |
2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
4 | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se ka të drejtë ligjore të ushtrojë veprimtarinë e hapjes së bunarëve dhe se do ti përmbahet të gjitha praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit. | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
5 |
Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të punëve te ngjashme te jete min 300,000.00 Euro
| Lista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme (mekanizëm bujqësore), Listës së kontratave duhet ti bashkëngjiten referencat ose pranimeve teknike për kontratat e prezantuara në liste. |
6 | Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm | E vulosur dhe e nënshkruar |
7 | TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 | 0.00 |
- Lot.1
Specifikacioni për hapjen e puseve (bunarëve) - Kompanitë ofertuese duhet ta kenë kapacitetin për hapjen e puseve me gypa betoni deri në 55 metra dhe me gypa plastike deri në 120 metra.
- Gypat e plastikës të jenë të lidhur njëri me tjetrin me fileta dhe pas vendosjes së gypave të vendoset zhavori.
- Certifikimi i gypave të plastikës dhe betoni që i plotëson kriteret për ujë të pijshëm, dëshmi.
Kuotimi financiar:
Pika | Përshkrimi | Çmimi për një metër thellësi në euro |
1 | Hapja e pusit me gypa betoni diametri i gypit Fi Ø 800 Cm, | |
2 | Hapja e pusit me gypa plastik vendosja e gypave Fi Ø 140 cm vendosja e zhavorit, certifikimi i gypave | |
3 | Ne rast te deshtimit ku nuk ka uje dhe nuk vendosen gypat, te shenohet zbritja e cmimit me perqindje nga cmimi total |
Vërejtje:
Kompania duhet të ketë kapacitet të punojë në implementimin e projektit çdo ditë pune gjatë muajit të Ramazanit, me mundësinë e hapjes së puseve me gypa betoni deri në 55 metra dhe me gypa plastike deri në 120 metra.
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – Furnizim me Shërbim për Hapjen e Puseve të Ujit të Pijshëm” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:
- Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi i Sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) të IRK-së.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 24/02/2025 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.