![business](https://portalpune.com/storage/14394/Dauti.png)
KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
Kompania Dauti Komerc SH.P.K, me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajit, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të reja të punës në pozitat:
- SHOFER (Kategoria C dhe E)
- PIRUNIST
I. SHOFER – Kategoria C dhe E
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për transportin dhe drejtimin e automjetit.
- Bartjen dhe shkarkimin e mallit deri tek pikat e shitjes (liferimi).
Kualifikimet Profesionale dhe Arsimore:
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Përvojë pune si shofer.
- Patentë shoferi të kategorisë C dhe E.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Fleksibilitet dhe përgjigje pozitive ndaj ndryshimeve.
II. PIRUNIST
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pranimi dhe kontrolli i mallrave të pranuara nga furnitorët, duke verifikuar sasinë dhe cilësinë sipas dokumentacionit.
- Zhvendosja e produkteve brenda depos dhe rregullimi I tyre në raftat përkatës..
- Përdorimi i pirunit dhe mjeteve të tjera të punës sipas udhëzimeve të sigurisë.
- Raportimi i çfarëdo problemi apo malli të dëmtuar tek menaxheri.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme.
- Të ketë përvojë pune në depo ose në përdorimin e pirunit.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Përparësi kanë kandidatët me certifikatë për operimin e pirunit.
Tek subjekti, aplikantët duhet të shënojnë Pozitën për të cilën aplikon.
CV-të së bashku me dëshmitë e kualifikimeve arsimore të dërgohen përmes email adresës [email protected] ose kopjet fizike të dokumentacionit të dorëzohen në selinë e Kompanisë “Dauti Komerc” SH.P.K – Magjistralja Ferizaj-Kaçanik, respektivisht fshati Gërlicë Komuna e Ferizajit, çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:00-16:00.
Kontakt tel: 049-736-933
Afati i Aplikimit:
Konkursi është i hapur deri më 28 Shkurt 2025.