FTESE PER OFERTE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa
marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për furnizim me: Vegla/ mjete pune për
përfituesit e Programit të Fuqizimit të Familjes- Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Me këtë rast ju bëjmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikat ecekura më poshtë:
- Lokacioni i ofertuesit duhet të jetë në Prishtinë ose rrethinë
- Oferta duhet të jetë e specifikuar me cmime për produktet në listë
- Ofertuesi duhet të jetë në gjendje të ofrojë veglat sipas kërkesës dhe nevojës së përfituesve
Listën e veglave të punës e cila duhet të plotësohet mund ta kërkoni në email adresën: [email protected] cdo ditë pune deri me datë: 22.04.2024
Ofertuesit bashkë me ofertën duhet të dorëzojnë:
- Certifikaten e regjistrimit të biznesit/ NUI
- Cmimet në euro pa tvsh në listën e specifikuar
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur/ose me logo zyrtare
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (10 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Kriteret për përzgjedhje:
- Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë
- Pas plotësimit të kritereve të lartë permendura, cmimi më i lirë
Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 22.04.2024 në email adresën: [email protected]