Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
726
Shield Recruitment & HR kërkon Specialist për Pagesa dhe Biznes Dokumentar Ndërkombëtar (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për kompletimin e dokumentacionit për gjitha transaksionet ditore, kontrollimin, regjistrimin dhe barazimin e tyre;
- Përgjegjës për menaxhimin e biznesit dokumentar ndërkombetar;
- Përgjegjës për regjistrimin dhe barazimin ditore të bankave korrespodente;
- Përgjegjës për regjistrimin e saktë të transaksioneve manuale në Swift, barazimin dhe regjistrimin e saktë të listave të pagave, pensioneve, ebanking dhe raporteve;
- Pranimi i ekstrakteve të Bankave Korrespondente dhe kompletimi i dokumentacionit për Departamentin e Financave dhe barazimi i tyre;
- Regjistrimi i ekstrakteve të Bankave Korrespondente në fund të ditës;
- Regjistrimin/validimin e MasterCard Settlement në BEST.
- Futja e shënimeve të urdhër transferave në Swift për pagesat manuale;
- Komunikimi me bankat korrespodente rreth transaksioneve ndërkombëtare dhe problematikave të tyre;
- Regjistrimi dhe validimi në Best i transaksioneve Hyrës/Dalëse ndërkombëtare me programet adekuate;
- Validimi i transaksioneve në platformën e Swiftit;
- Përgjegjës për menaxhimin e pagesave ndërkombëtare të cilat ndalohen nga SWIFT PCS;
- Përgatitja e raporteve për transferat dalës dhe hyrës, si dhe raportet që kërkohen nga departamentet dhe rregullatori ;
- Regjistrimi /validimi i shitblerjeve të ndryshme;
- Përgjegjës për validimet e letrave me vlerë në BEST;
- Regjistrimi/validimi i pensioneve dhe pagave të jashtme;
- Përgjegjes për përgaditjen e kërkesave për zhvillim dhe ndryshim për proceset e reja tek pagesat ndërkombëtare;
- Testimin dhe përgatitjen e manualit dhe procedurave për proceset e reja operacionale për pagesat ndërkombëtare;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura kryen edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet;
- Fakulteti Ekonomik ose të ngjashme
- Mbi 1 vit përvojë pune, preferohet përvojë në sistemin bankar
- Njohja e Gjuhës Angleze
- Njohja e punës me kompjuterë
- Aftësi organizative dhe analitike;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 12 Mars 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.