business

Administrator i Lartë i TI-së për Rrjetin Shtetëror

  • star Publikuar: 09-08-2024
  • star Skadon: 07-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike, Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1012

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Punëve të Brendshme shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i teknologjisë informative

Titulli i pozitës së punës: Administrator i Lartë i TI-së për Rrjetin Shtetëror

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 12

Nr. i kërkuar: 2

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 08/08/2024

Afati për aplikim: 09/08/2024 - 07/09/2024

Institucioni: Ministria e Punëve të Brendshme

Departamenti: Agjencia e Shoqerisë së Informacionit

Divizioni :Drejtorati i Rrjetavedhe Telekomunikimeve

Vendi i punës: Prishtine

Nr. i Referencës: RN00014734

Kodi: RPC0008273

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Dizajnon, administron, konfiguron, teston dhe përditëson pajisjete rrjetit kompjuterik duke përfshirë segmentet: Core, Distribution dhe Access të përbëra nga pajisjet: Switcha, Routera, Wireless Controllera, Access Points, etj. për të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës (IRK);
  2. Administron me sistemet qendroresi DHCP Server,Sistemin e qasjespër pajisje të rrjetit (ACS),Sistemin e monitorimit të centralizuar, Sistemet e avancuara të sigurisë së qasjes në rrjetë (NAC);
  3. Menaxhon me pajisjet aktivetë rrjetit optik,me pajisjet për rrjetin pa tela (Wireless), rrjetin VPN, rrjetin kompjuterik të Sistemit Informative Shëndetësor;
  4. Përcjellë zhvillimet e teknologjisë informative dhe protokolleve të komunikimit, standardeve të rrjetit dhe metodave të reja për aplikimin e tyre. Kryenvizita në institucionet qendrore dhe lokaleme qëllim të identifikimit të nevojave duke rezultuar në përmirësimin e kualitetit dhe sigurisë së funksionimit të rrjetit kompjuterik shtetërorë;
  5. Bënë vendosjen dhe monitorimin e pajisjeve të rrjetit në sistemin e monitorimit të rrjetit kompjuterik shtetëror (qendra operative e rrjetit), identifikon dhe intervenon në evitimin e problemeve;
  6. Përgatit konfigurimet për realizimin e komunikimit (Voice) ndërmjet institucioneve, funksionimin e sistemit telefonik VoIP dhe ngritjen e nivelit të sigurisë së infrastrukturës në të gjitha segmentet e qasjes në sistemin VoIP.;
  7. Kujdeset në mënyra periodikepër të siguruar realizmin e kopjeve rezervëtë konfigurimeve të pajisjeve të rrjetit kompjuterik shtetëror, gjithashtu bënë analizimin dhe përmirësimin e sistemeve dhe protokollove të sigurisë së rrjetit;
  8. Identifikon nevojatdhe përgatit termate referencës për projektet brendadepartamentit, gjithashtu merr pjesë në implementimin e projekteve dhe dokumentimin e aktiviteteve të realizuara;
  9. Realizon dokumentimin e rrjetit kompjuterik duke përfshirë infrastrukturën fizike dhe logjiketë rrjetit kompjuterik shtetëror;
  10. Kryen edhe detyra tjetër në përputhjeme ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelit të pestë të KKK, për fushën e TIK: Shkenca kompjuterike, Inxhinieri kompjuterike dhe softuerike, Informatikë inxhinierike, Teknologji e informacionit dhe Telekomunikim, Informatikë dhe Teknologji informative, Inxhineri Elektroteknike Kompjuterike me Telekomunikacion.

Kërkesat specifike:

  • Njohuri apo certifikime në dizajnimin e rrjetave në nivelin CCNA,CCNP (e preferueshme);
  • Njohuri apo certifikime në rrjetin pa tela (Wireless) (e preferueshme);
  • Njohuri apo certifikime për qasjen e kontrolluar në rrjet (NAC) (e preferueshme).
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit (nëse ka);
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 22/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë


Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  • Mënyra e aplikimit
  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  • Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen