Republika e Kosovës
Republika Kosova- Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Ministarstvo Finansija, Rada i Trasfera - Ministry of Finance, Labour and Transfers
Dogana e Kosovës – Carina Kosova – Kosovo Customs
Duke u bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë Nr. 03/L-109, Udhëzimin Administrativ Nr. 37/2016 për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës së Oficerëve Doganor, i plotësuar dhe ndryshuar me Udhëzimin Administrativ Nr. 60/2019, Udhëzimin Administrativ Nr.77/2022 dhe Udhëzimin Administrativ Nr.82/2024, Dogana e Kosovës shpall:
KONKURS
Për pranimine oficerëve doganor,sipas kushteve të parapara të konkurrimit:
Titulli i vendit të punës: Oficer doganor
Numri i pozitave të lira: 115 Klasa: N7; Koeficienti: 6.5
Periudha e kontratës: kontratë fillestare 3-vjeçare përfshirë edhe periudhën provuese6-mujore, me mundësi vazhdimi me kontratë të përhershme.
Vendi: Sipas kërkesave të Doganës në gjithë territorin doganor të Republikës së Kosovës.
Orari i punës: Sipas përcaktimeve për vendine punës zbatohet orari i plotë i punës, duke përfshirë ndërrimin e natës, fundjavës, festave zyrtare dhe punën jashtë orarit të rregullt nëse është e nevojshme.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Oficerët doganor ushtrojnë kontrollin e mallrave, udhëtarëve, mjeteve, aeroplanëve, mbrojnë Kosovën nga kërcënimet e terrorizimit, kontrabandës, mashtrimit, krimit të organizuar dhe parandalojnë hyrjen e paligjshme të narkotikëve
dhe mallrave të falsifikuara, duke zbatuar drejt udhëzimet ligjore dhe procedurat e parapara doganore, për të arritur misionin dhe objektivat e përcaktuara nga Dogana e Kosovës.
Dogana e Kosovës funksionon 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Oficerët doganor punojnë me orare të ndryshme, duke përfshirë ndërrimin e natës, fundjavën, festat zyrtare dhe punën jashtë orarit, nëse është e nevojshme, në çdo vend në gjithë Kosovën.
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Kryen aktivitete operative nga fushëveprimi doganor si inspektime dhe ekzaminime të hollësishme të mallrave, mjeteve dhe individëve në kufi dhe brendi të vendit;
- Kryen funksione të ndryshme të zbatimit të ligjit, duke përfshirë inteligjencën, hetimet administrative dhe penale, mbledhje të informacioneve dhe provave;
- Zbaton procedura administrative për të siguruar mbledhjen e detyrimeve dhe aplikimin e masave të politikës tregtare të Republikës së Kosovës;
- Kryen patrullime të rregullta në zonat kufitare, vendkalime kufitare dhe aeroport, për të monitoruar dhe identifikuar rreziqe potenciale;
- Ndërmerr veprime të tjera për të përkrahur zbatimin e drejtë të ligjit me përdorimin e pajisjeve që bazohen në teknologji të ndryshme veprimi relevante për punën e Doganës së Kosovës;
- Siguron përkrahje ndaj komunitetit tregtar, duke garantuar përmbushjen e kërkesave doganore, lehtësuar rrjedhat e tregtisë legjitime për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit;
- Komunikon me publikun e gjerë, importuesit, eksportuesit dhe palë e tjera të interesuara, duke ofruar ndihmë për të siguruar shërbime efikase nga fushëveprimi i Doganës;
- Kryen detyra të tjera të parapara me përshkrimin e punës si dhe detyra të deleguara nga mbikëqyrësi konform dispozitave të KDAK-së.
Kriteret e aplikimit:
Për pozitën oficer doganor ka të drejtë të konkurrojë çdo person i cili i plotëson kriteret, si më poshtë:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i moshës tetëmbëdhjetë (18) deri tridhjetë (30) vjeç;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për t’i kryer detyrate dhëna;
- Të ketë diplomë universitare të kualifikimit bachelor ose kualifikim të barasvlershëm- preferohet në drejtësi, ekonomi, kimi, farmaci, biologji, teknologji dhe doganë.
- Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në Doganë;
- Dëshmi nga organet kompetente (Gjykata) se personi nuk është i dënuar ose ndaj saj/tij nuk është duke u zhvilluar procedurë penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare;
- Të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal
Procedura, afatet dhe kushtet e pjesëmarrjes në këtë proces rekrutimi:
Në fazën e parë dotë bëhet përzgjedhja në bazë të dokumenteve të paraqitura dhe aplikacioneve, njoftimi i
kandidatëve të diskualifikuar si dhe atyre të cilët do t’i nënshtrohen procedurave tjera të testimit.
Në fazën e dytë, procedurat e testimit
Procedura e testimit zhvillohet si në vijim:
- Testi me shkrim dhe
- Intervista me gojë.
Dogana e Kosovës gëzon të drejtën ligjore për prerjen e listës së kandidatëve dhe krijimin e listës më të ngushtë që do t’i nënshtrohen testit me shkrim dhe intervistës me gojë, duke u bazuar në lartësinë e pikëve të marra nga procesi i
vlerësimit të aplikacioneve dhe testit me shkrim, në rastet kurnumri i aplikantëve që kanë përmbushur kërkesat e
konkursit, respektivisht kanë kaluar pragun e kalueshmërisë nga procesi i vlerësimit të aplikacioneve dhe testit
me shkrim, është më i lartë se dhjetë (10) kandidatë të përshtatshëm për një pozitë të lirë.
Njoftimi i kandidatëve për orarin, vendin dhe procedura te testimit do të bëhet së paku dhjetë
(10) ditë kalendarike para datës së testit me shkrim, respektivisht intervistës me gojë.
Njoftimi i kandidatëve lidhur me procedurat e testimit do të publikohet në ueb faqen zyrtare të Doganës së Kosovës: https://dogana.rks-gov.net
Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet kontratë pune si kadet doganor në Doganën e Kosovës gjatë trajnimit bazik dhe praktik (operativ).
Pas përfundimit me sukses të trajnimit bazik dhe praktik, i lëshohet kontratë pune trevjeçare e cila përfshin periudhën provuese gjashtë mujore në pozitën e oficerit/asistentit doganor. Koeficientet e pagës do të jenë sipas legjislacionit në fuqi.
Afati i konkurrimit
Konkursi i rekrutimit për oficerë doganor do të jetë i hapur prej 07.03.2024 deri më 22.03.2024.
Mënyra e aplikimit
Aplikimi për oficer doganor bëhet online. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes ueb faqes së Doganës së Kosovës: https://dogana.rks-gov.net , menyja “Mundësi punësimi”, në vegëzën http://e-aplikimi.dogana-rks.org/
Shënim: Dogana e Kosovës ka përgatitur edhe një udhëzues të detajuar për aplikim. Ju lutem t’i referoheni udhëzuesit.
Në aplikacion duhet bashkëngjitur dokumentet e kërkuara si në vijim:
- Fotokopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
- Kopje të diplomës universitare dhe përgatitjeve tjera profesionale të kandidatit, ndërsa kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës e nostrifikuar;
- Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së shpalljes së konkursit.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038/ 540-807.
Dogana e Kosovës me qëllim të afirmimit të barazisë gjinore, inkurajon dhe mirëpret aplikimin e pjesëtarëve
të gjinisë të nën-përfaqësuar, për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në funksion të zhvillimit institucional dhe shoqëror, dhe gjithashtu inkurajon të aplikojnë të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike minoritare.