business

Auditor i Brendshëm

  • star Publikuar: 19-05-2025
  • star Skadon: 31-05-2025
Kompani Artmotion
Kategoritë Auditor
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 162

Nëse auditimi për ty nuk është vetëm kontroll, por një mision për përmirësim – Artmotion të pret.

Pozita: Auditor i Brendshëm

Lokacioni: Prishtinë

Orari: Full-Time

Kompania: Artmotion

A je person që:

  • Analizon me kujdes dhe logjikë çdo proces pune?
  • Sheh detajet që të tjerët i anashkalojnë?
  • Jep zgjidhje të menduara, të mbështetura në fakte dhe me ndikim real?

Nëse po – atëherë mund të jesh personi që po kërkojmë!

Për çfarë do të jesh përgjegjës:

  • Auditim i proceseve të brendshme ne bazë të rregulloreve dhe procedurave standarde
  • Vlerësim i menaxhimit të rrezikut, efikasitetit operacional dhe integritetit financiar
  • Analizë dokumentesh dhe hartim i raporteve të qarta dhe të zbatueshme
  • Identifikim i dobësive në proces dhe rekomandim për përmirësim
  • Bashkëpunim me departamentet për zgjidhje praktike dhe komunikim me palë të jashtme (kur kërkohet)
  • Mbajtje e përditësuar me standardet ligjore dhe rregullore përkatëse

Çka kërkojmë nga ti:

  • Diploma Bachelor (Ekonomi, Financa, Kontabilitet, Juridik apo të ngjashme)
  • Minimum 3 vite përvojë pune në auditim ose role relevante
  • Aftësi analitike dhe mendim kritik
  • Njohje të mirë të softuerëve kontabël dhe MS Office
  • Posedimi i Certifikimit në Auditim të Brendshëm është përparësi;
  • Njohuri të ligjeve, standardeve dhe rregulloreve në sektorin privat
  • Njohje funksionale e gjuhës angleze

Çka të ofrojmë:

  • Pagë konkurruese + bonuse mujore për performancë
  • Sigurim shëndetësor dhe shujtë ditore të mbuluar
  • Ambient dinamik me kolegë profesionistë
  • Mundësi për zhvillim dhe trajnime të vazhdueshme
  • Mundësi për të pasur ndikim real në përmirësimin e funksionimit të kompanisë

Si të aplikosh:

Na dërgo në [email protected]:

  • CV-në
  • Dëshmi për përgatitjen akademike dhe përvojën profesionale
  • Letër motivuese (e preferuar)
  • Letër rekomandimi apo referenca (e preferuar)

Afati i fundit: 31 Maj 2025, ora 16:00

Subjekti i email-it: Auditor i Brendshëm

Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu