business

Zyrtar Ligjor & Përgjegjës i Resurseve Humane

  • star Publikuar: 03-05-2024
  • star Skadon: 10-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Jaffa Plus LLC
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjilan
Shikime 2106

Konkurs Pune

Titulli: Zyrtar Ligjor dhe Përgjegjës i Resurseve Humane

Përshkrimi i pozitës: Është e nevojshme që aplikanti të ketë njohuri të legjislacionit dhe procedurave administrative dhe gjyqësore, aftësi analitike, shkathtësi ne përpilimin e shkresave, interesim për përcjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore. Po ashtu duhet të ketë zotësi komunikuese ndër personale dhe përshtatje te mirë në punë ekipore, kreativitet dhe vetiniciativë, fleksibilitet në orarë dhe korrektësi me udhëheqësit. Personi duhet të ketë qasje profesionale dhe mbarëvajtje të korrespodencave dhe komunikimeve me stafin në kompani dhe institucione tjera relevante.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfaqësim i kompanisë në të gjitha gjykatat e vendit, prokurori, përmbarues privat, inspektorate dhe institucione tjera shtetërore dhe merr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e interesave legjitime të kompanisë, duke paraqitur padi, përgjigje në padi, ankesa, kallëzime penale, e të tjera.
  • Përgatitë kontrata komerciale dhe kontrata të tjera në lidhje me afarizmin e kompanisë;
  • Përgatitë kontrata të punës, vendime të pushimeve, vendime për shqiptimin e masave disiplinore, vendime për ndërprerje të marrëdhënies së punës, etj.
  • Përgatitë akte të brendshme të kompanisë dhe harmonizimin e tyre me ligjet e aplikueshme në Kosovë.
  • Asiston në selektimin kandidatëve dhe përgatit raporte të nevojshme për panelin intervistues në procesin e rekrutimit.
  • Përkujdeset për trajnimet dhe zhvillimin e punonjësev.
  • Përkujdesët për sigurimin e rregullave dhe procedurave te shëndetit dhe sigurisë së punonjësve.
  • Përkujdesët për plotësimin e të gjithë kërkesave ligjore për burimet njerëzore.
  • Organizon pushimet vjetore, dhe përgatitë vendimet nga fusha e burimeve njerëzore
  • Përgatitë raporte të burimeve njerëzore, të tilla si prezenca ne pune, punëtoret e rinjë dhe raportet e lëvizjes se stafit.
  • Asiston në përgatitjen e listës se pagave duke përgatitur të dhënat përkatëse (mungesat, bonuset, pushimet, etj.)
  • Menaxhon dhe përditëson bazën e të dhënave te RH me informacione të ndryshme të tilla si punësimet e reja, ndërprerjet e kontratave te punës, pushimet mjekësore, paralajmërimet, pushimet vjetore dhe ditët e festave
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.


Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme:

  • Diplomë universitare në Juridik;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi;
  • Patent shofer kategoria B, e domosdoshme;
  • Përvojë pune së paku dy vite.

Aplikimi bëhet në emailin [email protected] nga data 03.05.2024 deri më 10.05.2024 .
Në email duhet të bashkangjitet CV-ja dhe dëshmitë e tjera lidhur me profesionin.