business

Zyrtar i Lartë Ligjor

  • star Publikuar: 01-08-2024
  • star Skadon: 29-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore, Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1853

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Agjencia për Informim dhe Privatësi shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi ligjor

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Lartë Ligjor

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 5.75

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 30/07/2024

Afati për aplikim : 31/07/2024 - 29/08/2024

Institucioni: Agjencia për Informim dhe Privatësi

Departamenti : Departamenti Ligjor

Divizioni

Vendi i punës: Divizioni për Hartimindhe Harmonizimin e Legjislacionit

Nr. i Referencës: RN00014693

Kodi: RPC0008232

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Ofron mbështetje në hartimin dhe harmonizimin e akteve normative, marrëveshjeve ndërinstitucionale, memorandumeve të mirëkuptimit si dhe aktevetjera juridike të cilat dalinnga fushëveprimtaria e Agjencisë, në bazë të procedurave dhe standardeve të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi;
  • Eprori kontrollon punën e zyrtarittë lartë ligjor,vetëm për sa i takon rezultatit dhe zakonisht nuk ndërhyn lidhur me përmbajtjen e saj;
  • Njohuri të thella në hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit.
  • Realizimin e punëvedo ta kryejë brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhurme objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave.
  • Realizimi i detyrave bëhet duke ndjekur udhëzimet dhe praktikat e institucionit.
  • Identifikimi i mundësive për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të punës.
  • Diskutmi i rezultateve të punës do të bëhet me eprorine tij vetëm në rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme.
  • Sipas nevojës, rishikondhe kontrollon punën e zyrtarëvetë tjerë profesional të nivelit më të ulët duke sugjeruar, udhëzuar kryerjen e punëve profesionale.
  • Ofron mbështetje në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Me autorizim përfaqëson Agjencinë në procedura gjyqësore.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku tre (3) vite të studimeve, në fushën e drejtësisë.
  • Kualifikime të posaçme formale: nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e hartimit, harmonizimit të legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
  • Nivel të lartë të njohuriveprofesionale ose tekniketë fushës e mbrojtjes së të dhënavepersonale dhe qasjes në dokumente publike dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit.
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 13/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: nuk ka

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    • Intervista – maksimumi 30 pikë
  2. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  3. Mënyra e aplikimit
  4. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
    • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen