-thumbnail.jpg)
Pozita: Trade Marketing Representative
Vendi i punës: Gjilan dhe Ferizaj
Kompania: JTI – Japan Tobacco International
Orari: Me kohë të plotë
DEKRA Arbeit Kosove, për klientin JTI – Japan Tobacco International, është në kërkim të një Trade Marketing Representative energjik dhe të organizuar, i cili do të zbatojë aktivitetet në terren me qëllim rritjen e prezencës së markës, shpërndarjes dhe performancës së shitjeve.
Përgjegjësitë përfshijnë vizita në pika shitjeje, zbatimin e aktiviteteve promocionale, negocimin e marrëveshjeve me shitësit dhe analizën e performancës në bazë të të dhënave të tregut. Roli kërkon një qasje profesionale “Double Win”, duke përputhur përfitimet e JTI me nevojat e klientëve në terren.
Detyrat kryesore:
- Zbatimi i aktiviteteve tregtare për të rritur shitjet dhe prezencën e produkteve të JTI në terren
- Planifikimi dhe realizimi i vizitave në pika të shitjes, sipas objektivave të territorit dhe prioriteteve të klientëve
- Negocimi dhe mbikëqyrja e marrëveshjeve me shitësit me pakicë, duke siguruar përputhshmëri me kushtet e kontratës
- Sigurimi i pozicionimit optimal të produkteve sipas planogramit dhe listimi i plotë i SKU-ve të kërkuara
- Mbledhja dhe analiza e të dhënave të shitjeve (in/out) për të ndihmuar në përmirësimin e performancës dhe zhvillimin e propozimeve tregtare
- Prezantimi profesional i ofertave dhe informatave të JTI gjatë kontakteve me klientët
- Edukimi i stafit të dyqaneve për rëndësinë e disponueshmërisë dhe vendosjes së duhur të produkteve në raft
- Monitorimi i aktiviteteve të konkurrencës dhe identifikimi i mundësive të reja për rritje në treg
- Zbatimi dhe përshtatja e kampanjave promocionale dhe materialeve të marketingut në pika shitjeje, duke garantuar që çdo aktivitet të jetë në përputhje me strategjinë e brendit të JTI dhe të nxisë blerjen direkte
- Hartimi, propozimi dhe mbikëqyrja e ofertave dhe aktiviteteve promovuese, duke u bazuar në analizë tregu dhe nevojat reale të klientëve për të maksimizuar “off-take”-in dhe angazhimin tregtar
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare (e preferuar)
- Minimum 1 vit përvojë pune në shitje ose marketing tregtar
- Njohuri të gjuhës angleze (niveli i mesëm)
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe planifikimi
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office
- Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj për butonin "Apliko Këtu" deri më 30.06.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!