business

T- 16/2022, Njoftim për furnizim me dru për ngrohje

  • star Publikuar: 19-09-2022
  • star Skadon: 04-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2795

Islamic Relief Kosova

Njoftim për furnizim me dru për ngrohje

Data e përgatitjes së njoftimit:  19/09/2022

T- 16/2022

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, 10000 - Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit  - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Tel. Mobil:+38344239349

email: [email protected]

Përshkrimi 

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të  familjeve dhe individëve në Kosovë. 

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e druve për 335 familje, ku secila familje do të përfitojë nga 5 metër dru. Shpërndarja do të bëhet në te gjitha Komunat e Republikës se Kosovës, Islamic Relief do te cakton ne secilën komune lokacionin  ku do te behet shpërndarja, ndërsa Operatori ekonomik ka për obligim qe ti shkarkojë dhe ti ndaj nga 5 metër dru për secilën familje. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit. 

Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti. 

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova, periudha e shpërndarjes fillon nga: 15/11/2022 deri me 15/01/2023.

Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

 Dokumentacioni ligjor Lloji 
1.Certifikate e Biznesit/Numri fiskal Kopje
2.Certifikata e TVSH-së Kopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5. Vërtetim/leje për shitjen e druve në mënyrë ligjore  Licenca valide 
6.Reference e implementimit të ndonjë projekti të ngjashëm E vulosur dhe e nënshkruar
7.Matja e druve   do të bëhet pas shkarkimit nga mjeti transportues  
8.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Vërejtje: Shembull si duhet te ndahen drutë nga operatori ekonomik, te zbrazen nga mjeti transportues te palohen nga 5 metra për secilën familje te jene bung, qarr ose ahu, as një lloj tjetër nuk do te pranohet nga komisioni i IRK-se.

Kuotimi financiar:

Nr.PërshkrimiSasiaÇmimi për metër (€)Çmimi Total   (€)
1.Dru të llojit - Bung & Qarr

 

 

  
2.Dru të llojit - Ahu   

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull Oferta për Furnizim dru për ngrohje Projekti i Dimrit 2022/2023 - Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi  nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se. 

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 04/10/2022 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.