business

Zyrtar Ligjor

  • star Publikuar: 07-11-2022
  • star Skadon: 15-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Skenderaj
Shikime 1525

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKO KETU

Emri i grupit Specialistë Ligjor

Institucioni Agjencia për Ndihmë Juridike Falas

Nr. i Referencës RN00010199

Kodi RPC0003896

Data e njoftimit 14.10.2022

Afati për aplikim 04.11.2022 - 15.11.2022

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Ofron ndihmë juridike falas, aplikuesve të kualifikuar, në lëmin: civile, administrative, penale dhe kundërvajtëse, nëpërmjet: këshillave Juridikepërpilimit te parashtesave dhe shkresave, pranimit te ankesave, kundër vendimeve për refuzimin e ndihmës juridike falas, duke e dorëzuar tenjëjtën Komisionit për ankesa.
  2. Ofron ndihmë juridike falas të menjëhershme, nëpërmjet telefonit, personave të arrestuar apo të ndaluar në polici, edhe pas orarit te punës (brenda 24 orëve).
  3. Angazhon avokatet nga lista e avokateve të ofruar nga OAK, njëkohësisht përcjell ecurinë e lëndës,
  4. Nxjerr vendime lidhur me aprovimin apo refuzimin e ndihmës juridike falas,
  5. Bashkëpunon me institucionet relevante lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas
  6. Kryen hulumtime dhe analiza lidhur me ofruesit dhe përfituesit e ndihmës juridike falas dhe prezanton rekomandimet nga të gjeturat hulumtuese,
  7. Kujdeset për respektimin e të gjitha afateve ligjore në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës se Kosovës.
  8. Mban evidencë, ruan dhe arkivon lëndët e përfituesve të ndihmës juridike falas,
  9. Përpilon raporte të rregullta për mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë, dhe kryen detyra tjera në përputhje me mandatin ligjor.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti Jurdike me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohetprocedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve nënligjore
  • Njohuri te ligjevedhe rregulloreve te aplikueshme
  • Shkathtësi ne komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese analitike vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Shkatrhtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point, Access)

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitës Klasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punës
RPC0003094 RN00009352 Zyrtar Ligjor 2Profesional 27Agjencia për Ndihmë Juridike FalasZyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas-Skenderaj/Skënderaj

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  • Certifikatën nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar, nga gjykata kompetente

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqesuar.

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

APLIKO KETU