business

Zyrtar/e ligjor/e

  • star Publikuar: 17-03-2025
  • star Skadon: 31-03-2025
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 237

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës, lidhur me nenin 30 të Ligji për Noterinë Nr.06/L-010 i datës 23.11.2018, me plotësim ndryshimet sipas Ligjit Nr.08/L-272 i datës 11.07.2024, Zyra Noteriale – Noter Besmir Juniku, me seli në Gjakovë publikon këtë:

K O N K U R S

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar/e ligjor/e;

Zyra Noteriale - Noter Besmir Juniku me seli në Gjakovë: - 1 (një) pozitë;

Paga: 400.00€uro (bruto);

Lloji i Vendit të Punës: me orar të plotë, me afat të caktuar 1 vit - me mundësi vazhdimi, puna provuese 6 muaj;

I raporton: noterit;

Vendndodhja: Gjakovë;

Qëllimi i vendit të punës: (përshkrim i shkurtër i qëllimit të pozitës dhe çka duhet të arrijë kjo pozitë)

Kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë me shërbimet noteriale brenda zyrës apo në terren, konform legjislacionit në fuqi.

Detyrat Kryesore: (përshkrim i shkurtër i detyrave kryesore)

  • Mban procesverbalin gjatë seancave trashëgimore, si dhe kompleton lëndën të cilën e përcjellë tek noteri për marrjen e vendimit;.
  • Kryen të gjitha veprimet e kërkuara lidhur me përpilimin e akteve noteriale sipas ligjeve në fuqi;
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit noterial të jetë sa më e saktë, si nga aspekti gjuhësor, ashtu edhe nga pikëpamja teknike;
  • Përgjegjës për ofrimin e punëve cilësore të sekretarisë-asistencë administrative;
  • Përpilon dhe shtyp të gjitha aktet noteriale dhe shkresat tjera që ju bashkëngjiten, duke e përgatitur dhe organizuar protokollin nga seancat trashëgimore;
  • Në rast nevoje merr pjesë në terren (jashtë zyrës noteriale) për të kryer shërbimet noteriale, varësisht nga detyrat e përcaktuara nga noteri, si dhe veprimet e tjera të përcaktuara me ligj;
  • Jep udhëzime juridike për palët lidhur me kompletimin e dokumentacionit me qëllim të dhënies së shërbimeve noteriale;
  • Përpilon raportet e punës sipas kërkesës së noterit;
  • Kryen dhe detyrat tjera konform legjislacionit në fuqi sipas kërkesës së noterit me qëllim të dhënies së shërbimeve noteriale për palët.

Shkathtësitë e kërkuara: (aftësitë dhe shkathtësitë që kërkohen për ketë vend pune)

  • Njohuri në fushën që ndërlidhen me punën në zyrë noteriale dhe përvojë në fusha të ngjajshme E nevojshme;
  • Përvojë pune tek ndonjë zyrë noteriale. E preferueshme – jo obligative;
  • Njohuri të thellë profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore nga e drejta civile E nevojshme;
  • Shkathtësi në komunikim me palë dhe planifikim të punës E nevojshme;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel,). E nevojshme;

Kualifikimet arsimore, profesionale dhe përvoja e punës: (kualifikimet dhe përvoja që kërkohen për ketë vend pune)

  • Diplomë universitare të vlefshme në Kosovë: Fakulteti Juridik E nevojshme;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune profesionale. E nevojshme;

Procedura e aplikimit: CV, të cilës duhet bashkëngjitur letërnjoftimi, diploma, certifikatat e trajnimeve, letërekomandimet dhe të ngjajshme (të cekura në cv).

CV dërgohet në emailin: [email protected]

Kandidatët që përmbushin kriteret dhe që janë në listën e ngushtë do të ftohen përmes telefonit për intervistim.