FTESË PËR OFERTË
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e specializuar për:
- Shërbime Konsulence për mbështetjen e Grupit Punues në hartimin e Planit Komunal të Veprimit për Strehim Familjar për Komunën e Suharekës
Termat e Referencës kliko KËTU.
Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datë: 20.03.2025 në email adresën: [email protected]