
Kompania Dauti Komerc Sh.P.K me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajit, me qëllim të plotësimit të vendeve të reja të punës shpall konkurs për pozitën:
I. PIKER / E (kërkohen 2 persona)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Radhitja dhe përgatitja e faturave sipas itinerarit për shpërndarje në teren;
- Organizimi i porosive për secilën pikë sipas planifikimit të shoferëve;
- Bashkëpunimi me sektorin e logjistikës dhe magazinës për përgatitjen e mallit;
- Sigurimi që të gjitha dërgesat janë të kompletuara dhe të gatshme për nisje;
- Sipas kërkesës, kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës, sipas detyrave të caktuara nga Menaxhmenti.
Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri shumë të mira të territorit të Kosovës;
- Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të dokumentacionit;
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në radhitjen e faturave sipas destinacionit;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion;
- Përvoja në pozita të ngjashme është përparësi.
II. ADMINISTRATOR / E PËR STANDARDE
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyrja dhe zbatimi i standardeve operative në sektorë të ndryshëm;
- Dokumentimi dhe raportimi i rregullt i përputhshmërisë me procedurat e brendshme;
- Kontrollimi dhe mirëmbajtja e formave dhe dokumentacionit standard;
- Asistimi në përgatitjen e analizave dhe raporteve për standardizim;
- Sipas kërkesës, kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës, sipas detyrave të caktuara nga Menaxhmenti.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Aftësi organizative dhe të menaxhimit të dokumenteve;
- Përvoja në punë të ngjashme është përparësi.
CV-të së bashku me dëshmitë e kualifikimeve arsimore të dërgohen përmes email adresës [email protected] ose kopjet fizike të dokumentacionit të dorëzohen në selinë e Kompanisë “Dauti Komerc” sh.p.k – Magjistralja Ferizaj-Kaçanik, respketivisht fshati Gërlicë Komuna e Ferizajit, edhe atë çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:00-16:00h.
Kontakt tel: 049-736-933
Konkursi është i hapur deri më 28.07.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!