PREMIUM +
Kompania GRAFX STUDIO shpall konkurs të punës për këto pozita:
1. Operator/e në CNC
2. Praktikant/e në CNC
Përshkrimi i pozitës Operator/e në CNC:
Operatori/ja CNC do të jetë përgjegjës/e për operimin dhe menaxhimin e makinerive CNC për prerje, gdhendje dhe përpunim të materialeve të ndryshme që përdoren në industrinë e reklamave.
Përgjegjësitë kryesore:
- Operimi i makinerive CNC sipas specifikimeve teknike dhe projekteve të përgatitura
- Përgatitja, programimi bazik dhe monitorimi i proceseve të prerjes/gdhendjes
- Leximi dhe interpretimi i vizatimeve teknike dhe dizajneve për prodhim
- Kontrolli i cilësisë së produkteve të përfunduara
- Mirëmbajtja bazike dhe kujdesi për pajisjet e punës
- Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit dhe prodhimit për realizimin e projekteve
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave operative
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune në operim të makinerive CNC (përparësi)
- Njohuri mbi materialet që përdoren në reklamim dhe prodhim
- Aftësi për lexim të vizatimeve teknike
- Njohuri bazike në programe si CorelDraw ose programe të ngjashme (avantazh)
- Përgjegjësi, saktësi dhe përkushtim në punë
- Aftësi për punë individuale dhe ekipore
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Trajnim dhe zhvillim profesional
- Pagë konkurruese (për pozitën CNC) dhe mundësi avancimi
- Mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës për kandidatët e suksesshëm.
Orari i punës: E Hënë - E Premte, Prej orës 08:00 - 17:00
Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në e-mail: [email protected]
Ose na kontaktoni në njërin nga këta numra: +383 44 490 580, +383 44 986 055.
Apliko shpejtë përmes sistemit!