KONKURS PUNE NGA KOMPANIA “ ALBINA DYLA BI”
Albina Dyla BI është duke u zgjeruar dhe kërkon punëmarrëse në Departamentin e Prodhimit:
Rrobaqepëse me Gjilpërë 20 punëmarrëse,
Rrobaqepëse me Makinë 20 punëmarrëse,
Patroniste 10 punëmarrëse
Asistente në departamentin e Burimeve Njerëzore 1 punëmarrëse
Vendi: Shkabaj - Obiliq
Orari i punës: I plotë
Kushtet për Rrobaqepëse me Gjilpërë:
- Përvojë pune 6 muaj e tutje,
- Njohuri në qepje me rruza dhe gurë të ndryshëm,
- Të përdor silikonin në pjesët e ndryshme të fustanit,
Kushtet për Rrobaqepëse me Makinë:
- Përvojë punë nga 6 muaj e tutje,
- Njohuri në makinën industriale,
- Njohuri në qepjen e produkteve dhe materialeve saten, gomë, tyl, rruza etj
Kushtet për patroniste:
- Përvojë pune 6 muaj e tutje,
- Të kryejë prerje të ndryshme me vegla të ndryshme profesionale si: prerje me gërshërë, prerje me disk rrotullues apo edhe me mjete tjera profesionale.
- Të përdor tabelat e përmasave,
- Të bëjë përshtatjen e ndryshimeve sipas formave trupore,
- Të bëjë zgjerimin e patronave bazë për fustana dhe të bëjë kontrollimin e tyre,
Të gjitha kandidatet e interesuara i mirëpresim në aplikim.
Asistente në departamentin e Burimeve Njerëzore ( zavëndësim i kolegës e cila ndodhët në pushim të lehonisë).
Data e fillimit të punës 01 Prill 2025 deri 30 Mars 2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përpilon kontrata, vendime, aktvendime dhe shkresa të tjera me qellim të përmbushjes së mandatit të Burimeve Njerëzore sipas legjislacionit në fuqi;
- Administrimin e dosjeve të përsonelit (dosje individuale IDP) dhe vendosjen e të gjitha të dhënave, proceseve dhe procedurave në sistemin elektronik sipas platformes se punës se Kompanise “Albina Dyla” , si dhe arkivimin e të gjitha dosjeve fizike;
- Asiston në krijimin e kontaktit te vazhdueshem mes satfit punues të Kompanise “Albina Dyla”,
- Kujdeset për çdo informacion të Burimeve Njerëzore të mbetet konfidencial, dhe pa aporvimin e eprorit nuk lejohet të kaloj tek koleget e tjerë të Kompanise “Albina Dyla”,
- Asiston/ Kujdeset për kalkulimin e pagave, dhe orëve shtesë të punëmarrësve,
- Mbanë raport për çdo punëmarrës te Kompanisë “Albina Dyla”,
- Kujdeset ndaj email-ave të pranuar dhe kthimit në kohe të tyre,
- Përkushtim për zgjedhjen e gjithsecilës sfidë që mund të shfaqet;
- Asistimi në përgaditjen e raporteve periodike të Departamentit;
- Zhvillon proceduren e rekrutimit në kompani;
- Koordinim të shkëlqyeshëm me stafin kolegial;
- Detyrat e tjera, sipas nevojave të punëdhënësit.
Koment shtesë - Nga përformanca e treguar kjo pozitë mund të ndryshoj me kohëzgjatje afatgjatë.
Të dhënat mund të dërgohen në email [email protected] apo në numrat 049 600 921 dhe 043 811 144
Afati i fundit për aplikim 28 Shkurt 2024.