Kategoritë
Analist kreditor
Vendi i punës
Kaçanik
Numri i pozitave
1
Shield Recruitment & HR kërkon Analist Kredie për NVM dhe Mikro Biznese (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Kaçanik
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmban portofolion dhe marrëdhëniet me klientët ekzistues të bizneseve dhe njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klient të rinjë të bizneseve;
- Të njohë nevojat dhe mundësit e zhvillimit të bizneseve;
- Inicion dhe kompleton aplikacionin për shërbime kreditore, analizon/verifikon informacionet dhe përgatitë pasqyrat financiare ku të njëjtat i prezanton para Menaxhmentit të Degës dhe Zyrës Qendrore;
- Përpilon dhe ofron rekomandime për bashkëpunim afatgjatë me klientët ekzistues dhe të rijnë, duke ofruar të gjitha shërbimet kreditore dhe jo kreditore bankare;
- Bën hapjet e të gjitha llogarive për klientët e kategorsië biznes në përputhshmëri me Politikat dhe Procedurat e Bankës që janë në fuqi;
- Kryen përditësimin e llogarive për klientët e kategorisë biznes konform afateve të përcaktuara me Politika dhe procedura të bankës që janë në fuqi;
- Bën realizimin e transfereve të brendshëm, kliring dhe ndërkombëtarë nga llogaritë e klientëve të kategorisë biznes;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
- Njohuri të mira të produkteve bankare ;
- Preferohet dy vite përvojë pune relevante;
- Të jetë i gatshëm për punë në teren;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 16 Dhjetor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.