business

Recepsioniste

  • star Publikuar: 13-12-2022
  • star Skadon: 12-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hotel Garden
Kategoritë Gastronomi dhe Hoteleri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 12239

Pozicioni: Recepsioniste

Përgjegjësia

Është përgjegjëse për të siguruar shërbime të shkëlqyeshme për të gjithë mysafirët që nga momenti i kontaktimit, arritjes, qëndrimit dhe shkuarjes. Po ashtu është përgjegjës për sigurimin e një atmosfere miqësore dhe të këndshme për mysafirët.

Detyrat:

  • Ofrimi i shërbimeve cilësore për mysafirët si filozofi bazike e hotelit.
  • Kontaktimi me mirësjellje e mysafirëve potencial të cilët interesohen për shërbime të hotelit
  • Plotësimi dhe mirëmbajtja e regjistrimeve të Librit të porosive
  • Rikontaktimi i mysafirëve të interesuar
  • Pritja me mirësjellje e mysafirëve të cilët kanë arritë në hotel
  • Evidentimi i mysafirëve të cilët vendosen në hotel në Librin e mysafirëve
  • Kërkimi i dokumentacionit personal, fotokopjimi dhe mirëmbajtja e tyre
  • Dhënja e informacioneve të nevojshme për mysafirët
  • Komunikimi sipas kërkesës promocionet e hotelit, atraksionet lokale dhe pikave tjera të interesit
  • Përcjellja e kërkesave të mysafirëve, stafit përgjegjës për përmbushjen e tyre
  • Kontaktimi i mysafirëve nëse i është kryer shërbimi i kërkuar
  • Vlerësimi i kënaqshmërisë dhe kërkesave të tyre gjatë kontrollit dalës dhe shënimi i këtyre përshtypjeve në Librin e përshtypjeve të mysafirëve
  • Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga hoteli
  • Kryerja e detyrave tjera të përcaktuara nga Përgjegjësja e menagjerit

Aftesite:

  • Njohja e punës me kompjuter dhe programet MS Office
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Të jetë komunikative
  • E motivuar për punë
  • Aftësi për punë nën presionin e kohës
  • Gatishmëri për punë jashtë orarit

Kushtet e punës dhe paga shumë të mira.

[email protected] me Subjet: Emërtimi i vendit të punës:

Shembull

Email: [email protected]

Subject: Recepsioniste

Aplikuesja duhet të jetë Femer

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Cv-së duhet t'i bashkangjitet një foto e formatit të vogël, të gjitha eksperiencat e mëparshme si dhe rekomandimet për ato që i posedojnë.