business

Zyrtar Ligjor

  • star Publikuar: 07-06-2023
  • star Skadon: 13-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 20676

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupitSpecialistë Ligjor
InstitucioniKomuna Prishtinë
Nr. i ReferencësRN00011576
KodiRPC0005194
Data e njoftimit16.05.2023
Afati për aplikim06.06.2023 - 13.06.2023

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Merr pjesë në hartimin e planeve të punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të Zyrës Ligjore dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave
  • Hartimi i vendimeve, hartimi i urdhëresave dhe hartimi i akteve tjera të Komunës;
  • Hartimi i propozimeve të Kryetarit të Kryeqytetit për procedim në Kuvendin e Komunës së Prishtinës;
  • Bënë hulumtime ligjore dhe ndihmon Sektorin Ligjor në dhënien e mendimeve profesionale,
  • opinioneve ligjore dhe ekspertizave profesionale sipas kërkesës së drejtorive, sektorëve, institucioneve vartëse (QMU, QKMF, TQP “Dodona” etj) dhe Ndërmarrjeve Publike Lokale të Kryeqytetit;
  • Ndihmon rreth përpilimit të akteve juridike sipas kërkesës së aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale të Kryeqytetit;
  • Ndihmon Sektorin Ligjor në Përpilimin e padive, përgjigjeve në padi, ankesave, parashtresave të ndryshme, konflikteve administrative dhe përfaqësim në seanca gjyqësore.
  • Merr pjesë në grupe punuese/komisione për hartim të akteve nënligjore.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Udhëheqësi i Sektorit.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelit të pestë të KKK, për profesione deficitare (TIK);
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Juridik
  • Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5. Pozitat aktualisht të lira

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetem per zyrtar publik)
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (vetem per zyrtar publik)
  • Certifikata nga gjykata që nuk jeni nën hetime (jo më të vjetër se nga data e shpalljës së konkursit)

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Ligji për zyrtar publik 06/L-114

Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen