business

Zyrtar/e i/e menaxhimit të kontratave (KESCO)

  • star Publikuar: 28-10-2022
  • star Skadon: 04-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KESCO Energy
Kategoritë Energjetikë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4582

Roli: Zyrtar/e i/e menaxhimit të kontratave (KESCO)

Departamenti: Tregtimi i Energjisë (KESCO)

Data e mbylljes: 2022-11-04

Data e postimit: 2022-10-27

Lloji i punës: Orar i plotë

Niveli i eksperiencës: Niveli i ri

Numri i pozitave të lira: 1
Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në2022-10-27 shpall vendë të lirë pune për këtë pozicion:

Zyrtar/e i/e menaxhimit të kontratave (KESCO)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :

  • Siguron mbështetje profesionale në përpilimin dhe negocimin e kontratave për shitblerjen e energjisë elektrike në linjë me kushtet e përgjithshme të Federatës Evropiane të Tregtarëve të Energjisë;
  • Përpilon dhe monitoron implementimin e kontratave për blerje të energjisë nga prodhuesit e energjisë dhe furnizimin e konsumatorëve jo të rregulluar tarifor dhe konsumatorëve vet-prodhues;
  • Inicon veprime ligjore për joperformancë të operatorëve ekonomik;
  • Siguron mbështetje në regjistrimin e kompanive tregtuese;
  • Negocon për kontrata me furnizuesit/blerësit e energjisë në emër të kompanisë;
  • Interpreton dhe implementon kushtet e kontratave dhe dispozitave të Ligjeve dhe rregulloreve relevante;
  • Bashkëpunon vazhdimisht me prodhuesit dhe tregtarët e energjisë dhe me kompanitë homologe të tjera kontraktuese;
  • Mbështet stafin e Departamentit në projektet dhe punët e vazhdueshme.

Kërkesat dhe kualifikimet :

  • Kualifikim Universitar, niveli Bachelor, Fakulteti Juridik;
  • Preferohet 1 vit përvojë në fushën Juridike;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të Gjuhës Angleze janë të domosdoshme;
  • Njohuri të sistemit ligjor dhe ligjeve të Kosovës, veçanërisht ligjeve të energjisë elektrike, marrëdhënieve detyrimore dhe shoqërive tregtare, si dhe njohuri te përgjithshme të ligjeve ndërkombëtare;
  • Njohuri shumë të mira të paketës së MS Office;
  • Person me vetiniciativë dhe përkushtim të lartë ndaj detajeve;
  • Tregon fleksibilitet ndaj kushteve apo rrethanave të ndryshueshme;
  • Person bashkëpunues dhe me aftësi për të menaxhuar detyra të ndryshme.

Si të aplikoni ?

  • Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
  • Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
  • Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: [email protected] duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
    • - CV-në;
    • - Diplomën e kualifikimit;
    • - Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
    • - Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
    • - Certifikata të trajnimeve të ndjekura;

Shënime të rëndësishme :

  • KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.